Miliarderi që planifikon qytetin e së ardhmes, ja sa do të kushtojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shumë miliarderë kanë si prioritet hapësirën, të tjerë kanë një pikëpamje të ndryshme për jetën, duke e kthyer vëmendjen drejt planetit Tokë. Midis këtyre të fundit është Marc Lore, ish CEO i Walmart, i cili njoftoi planet për të ndërtuar një qytet të ri futuristik prej 500 miliardë dollarësh në shkretëtirën amerikane.

Quhet Telosa dhe mund të strehojë deri në 5 milion banorë në një plan 30-vjeçar, i cili do të përfshijë hotele, stadiume, llixha luksoze, makina vetëlëvizëse dhe qiellgërvishtëse. Në janar, Lore kishte njoftuar fillimisht planet për krijimin e “qytetit të së ardhmes”. “Ky do të jetë një projekt i përjetshëm. Është gjëja që më intereson më shumë.”, tha biznesmeni 50-vjeçar në atë kohë.

Lore ndau më shumë detaje, duke thënë se po përpiqej të “krijonte një model të ri për shoqërinë, ku pasuria krijohet në mënyrë të drejtë”. “Imagjinoni një qytet me gjallërinë, diversitetin dhe kulturën e Nju Jorkut të kombinuar me efikasitetin, sigurinë dhe inovacionin e Tokios dhe qëndrueshmërinë, qeverisjen dhe shërbimet sociale të Suedisë.

Ky do të jetë qyteti ynë i ri“, tha ai. Planet për fazën e parë të zhvillimit të qytetit janë të strehojnë 50,000 banorë në 1,500 hektarë, e cila pritet të përfundojë deri në vitin 2030.

Të fundit

54-vjeçari ngjitet në malin Everest për herë të 29-të

Udhërrëfyesi i famshëm malor dhe mbajtësi i rekordit botëror, Kami Rita arriti majën e malit Everest më 29, duke...

“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi

Profesiori i kriminalistikës, Ervin Karamuçi dha detaje sesi u organizua takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi me emigrantët shqiptarë atje. I ftuar në Top...

Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë. Çani tha se Shqipëria është...

Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

“Njerëzit qanin”/ Gazetarja tregon momentin kur Rama zbriti në aeroportin e Athinës

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët e Greqisë këtë të diel, u kthye në kryefjalë në mediat shqiptare dhe ato greke. Gazetarja Anila Basha në...

Lajme të tjera

Web TV