Shqipëria, Bullgaria dhe RMV nënshkruajnë memorandumin për Korridorin 8, Balluku: Do i shërbejë gjithë Ballkanit Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Sofje të Bullgarisë u nënshkrua sot memorandumi trepalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i takon Korridorit 8, një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se nënshkrimi i memorandumit për transportin e qëndrueshëm në korridorin e 8-të është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Sipas saj e rëndësishme është bashkëpunimi trepalësh si një mënyrë për të ndikuar në investimet financiare evropiane në mbështetje të këtyre projekteve.

“Prej kohësh ne kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët e këtij korridori, si një nga korridoret më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Tashmë me të gjitha projektet që kemi nisur si në fushën e hekurudhave, ashtu edhe në atë të rrugëve, por padyshim edhe porti i ri i Durrësit na japin sigurinë se zhvillimi infrastrukturor do të jetë një sukses në të ardhmen”, tha ministrja Balluku.

Ministrja tha se me homologët e dy vendeve të tjera kishte diskutuar lidhur me hapat në të ardhmen.

Kemi rënë dakord që një axhendë e përbashkët për të promovuar korridorin e 8-të si një nga korridoret më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik jo vetëm për vendet tona, por edhe për vendet e tjera të rajonit është një domosdoshmëri për axhendat e të tre ministrive të infrastrukturës në të ardhmen”, tha Balluku.

Ajo e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin edhe sa i përket sigurimit të mbështetjes financiare nga institucionet financiare europiane.

Kemi folur për detaje, kemi dakordësuar sesi së bashku mund të ndikojmë institucionet europiane financiare për mbështetjen e projekteve tona, sidomos atë të hekurudhave, si një nga mënyrat e transportit më eficiente bazuar dhe në axhendën e investimeve të Bashkimit Europian. Kështu që së shpejti ne do të kemi një takim tjetër edhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Tiranë për të vazhduar më tej me të gjitha hapat për realizimin e këtij projekti të madh i cili do të ndryshonte jetën e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Balluku.

Lexo edhe :  Zvicra fiton Eurovision 2024

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV