Semi e akuzoi për shaka të tepruara, Iliri e ironizon: Super s*ksi i Big-ut të çan b*thën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP” ka nisur me debate të ashpra. Pasi u transmetua video e debatit mes Ilir Shaqirit dhe Semi Jaupajt, kjo e fundit u shpreh se balerini herë pas here ka bërë shaka të tepruara me të.

Madje në një moment u përmend edhe termi “ngacmim seksual” e sigurisht që Ilirit nuk i pëlqeu aspak një gjë e tillë.

Shkak i këtij debati u bë një gjest i Semit. Ajo i nxorri gishtin e mesit Ilirit, veprim të cilin balerini e mori si ofendim. Mirëpo, Shaqiri ka vazhduar ta komentojë këtë situatë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së bashku me Sheilën, Sabianin, Arjolën dhe Beniadën, Iliri tha: “S’e dëgjoj dot kur bën çu, çu, çu.. Çarje b*the! E paimagjinueshme! Super seksi i Big-ut! O Zot! Ik or pash Zotin! Femra që kam pas më në distancë nga ju të gjithë. I dha rëndësi vetes! Për vëmendje po e bën”.

Madje edhe Semi teksa po bisedonte me Donaldin pas përfundimit të spektaklit, tregoi për një rast kur Iliri i ka shkelur syrin.

“Nuk do të më flasësh, mos më flit. Unë e kam thënë edhe në dhomën e rrëfimit këtë gjënë. Doja të flisja se as nuk më pyeti njeri. Doja të flisja o vëlla, të shkarkoja gjithë gjënë. U mërzita sepse nuk e prisja. Edhe për mua nuk konsiderohet më si njeri. Pastaj kur po luanim futboll, bënte ndonjë gol edhe ma bënte mua kështu, kishte dy ditë që nuk më fliste. Mbrëmë në darkë kur bënte golat ma bënte me sy. Nuk them se ishte ngacmim, por çfarë po bën, ke dy ditë që nuk më kthen përgjigje, as mirëmëngjes”, tha ajo.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me “Big Love”? Big Brother dhe banorët marrin vendimin e menjëhershëm

Gjatë kësaj pasdite teksa banorët po bëheshin gati për “Primen” e së shtunës, në shtëpinë e Big Brother ka...

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të merren përgjigjet

Sapo janë publikuar përgjigjet e programit të Lotarisë amerikane. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur...

Anija turistike anulon lundrimin për në Santorini, shkak mbipopullimi

Një nga anijet turistike më të mëdha “Sun Princess” e kompanisë Princess cruises, ka anuluar lundrimin për në Santorini këtë vit. Kompania thekson se të...

Turisti humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, zbardhen detajet e para të ngjarjes

Një aksident mësohet se ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Bukmirë në rrethin e Mirditës. Burime bëjnë me dije se një turist çek...

A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Komandanti i KFOR-it ‘lëshon’ deklaratën surprizuese

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, i ka dhënë fund pasigurisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë në...

Lajme të tjera

Web TV