Doja Cat reagon ashpër: Mos i merrni fëmijët në koncertet e mia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperja Doja Cat, diskutoi për natyrën eksplicite të muzikës së saj në aplikacionin ‘X’, duke theksuar se tekstet e saj nuk janë për fëmijët.

Ajo kritikoi prindërit që marrin fëmijët në koncertet e saj.

“Nuk e di çfarë dreqin mendon se është kjo, por unë nuk bëj muzikë për fëmijë, kështu që lërini fëmijët në shtëpi”, – shkroi ajo pa shpjeguar arsyen se nga ku e mori shtysën për këtë deklaratë.

Reperja 28-vjeçare, që po përgatitet për turin e saj, vazhdoi më tej duke cituar vargjet e këngëve të saj, si për të thënë që nuk është e udhës që fëmijët të jenë në koncert.

Doja Cat ishte një nga performueset në Coachella 2024, që doli e veshur me të brendshme.

Artistja e ‘Say So’ do të jetë interpretuesja kryesore në disa koncerte radiofonike, duke përfshirë ngjarjen e ‘Summer Jam’ të ‘Hot 97’. Pas kësaj, ajo do të udhëtojë në Evropë për një sërë shfaqjesh dhe festivalesh muzikore në vende si Anglia, Amsterdami, Italia etj.

Në këngën e saj ‘Fuck the Girls (FTG)’, Doja Cat tregon pse nuk duhet të shihet si model nga fëmijët.

Rikujtojmë se albumi i saj “Scarlet” pati 72,000 shitje në një javë pasi u publikua./E.Ç

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV