Serbët protesta në Kosovë, ja çfarë është paralajmëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë nëntorit, “E djathta serbe nga Serbia” pritet që të organizojë një tubim në veri të Kosovës, në mbështetje të komunitetit serb që jeton në atë zonë.

Këtij manifestimi pritet që t’i bashkohet edhe Aleanca për Paqe dhe Liri, një grupim ndërkombëtar i partive të djathta ekstreme, si Fronti Kombëtar Francez apo edhe Agimi i Artë.

Lajmin e ka bërë të ditur Misha Vaçiç, udhëheqësi i lëvizjes “E djathta serbe nga Serbia” në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Edhe më herët, në një samit të grupimeve të djathta ndërkombëtare që u mbaj me 26 shtator në Beograd, Vaçiç u shpreh pro mbajtjes së këtij manifistemi në mbështetje të komunitetit serb që jeton në veri të Kosovës.

Vitet e kaluara ndaj Presidentit serb ka pasur akuza se po përdor të djathtën ekstreme për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve.

Gazeta britanike “The Times” në një shkrim investigativ të publikuar pak muaj më parë tregonte se ishin regjistruar më shumë se 1 mijë telefonata mes figurave politike në Serbi, ku përfshihet Vuçiç, vëllai i tij dhe kreu i policisë duke biseduar me Misa Vaçiç.

Të fundit

“Flamuri ynë, në 2030 krah atyre të BE”/ Rama: Një hap më shumë drejt Integrimit Europian

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së Integrimit Europian dhe anëtarësimit, e cila...

Çfarë ndodh me trupin tonë nëse nuk hamë brumëra për një muaj?

Shumë ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme fajësojnë grurin për probleme si : luhatjet e humorit, ekzemën, migrenën, psoriazën, plogështinë dhe problemet me trurin. Sipas tyre,...

Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar për tentativat për ta vrarë atë në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, si dhe për vrasjen...

Përhapja e meningjitit bakterial, prindërit refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë

Prindërit e nxënësve të shkollave “Eftali Koci” dhe “Kushtrimi i Lirisë” kanë shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e përhapjes së meningitit bakterial. Gazetarja Klodiana...

Berisha tregon prapaskenat: Ja pse u dërgua Erion Veliaj në Durrës

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa hynte në Parlament ka treguar arsyet, që sipas tij Erion Veliaj u transferua në paraburgimin në Durrës. Në një...

Lajme të tjera

Web TV