Kosova i shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i shtetit të Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar Ministrisë Punëve të Jashtme dhe e Diasporës shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve rus në zyrën ndërlidhëse në Kosovë. Arsyet e vendimit për dëbimin e tyre lidhen nën dyshimin se kanë cënuar sigurinë kombëtare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona të padëshiruar (non grata) dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit. “MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohë i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në një njoftim të presidentes Osmani. Presidentja Osmani ka thënë se institucionet e vendit janë të vendosura në luftën kundër ndikimit qëllimkeq të Rusisë dhe “satelitëve të saj në rajon”, të cilët, sipas saj, synojnë rrënimin e arritjeve të Kosovës, Shteteve të Bashkuara, NATO-s, dhe Bashkimit Evropian. “Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, thuhet në njoftim. Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq dhe deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq ishin të pranishëm gjatë arritjes së një marrëveshjeje të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mitrovicës së Veriut dhe delegacionit nga “Shtëpia ruse”. Nuk bëhet e ditur se cilat kanë qenë aktivitetet e këtyre dy zyrtarëve që kanë nxitur autoritetet e Kosovës t’i shpallin persona të padëshirueshëm. “I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, thotë presidentja Osmani. Hapja e zyrës ndërlidhëse ruse në Kosovë ishte bërë në vitin 2005 nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Hapja e saj ishte bërë tre vjet para se Kosova të shpallte pavarësinë, e cila kundërshtohet nga Serbia dhe Rusia. Rusia nuk synon të ketë ndikim te kosovarët ose qeveria e tyre për të përvetësuar ndjenja ose politika pro-ruse, por ndikimi saj bëhet në disa forma të tjera, thuhet në një raport të mëhershëm të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Sipas këtij raporti, operacionet ruse të ndikimit janë kryesisht të kufizuara te serbët e Kosovës, me lejen e Serbisë, kryesisht për të parandaluar zgjerimin e sovranitetit të Prishtinës në zonat me shumicë serbe dhe lufta më e madhe e Rusisë ndaj Kosovës është pengimi i saj për t’u njohur nga organizata ndërkombëtare. Rusia mbetet aleatja më e besuar e Serbisë dhe të dyja shtetet nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

Lexo edhe :  Noelia Voigt heq dorë nga titulli Miss USA për shkak të shëndetit të saj mendor

Nikolla: Këshilli i Evropës, i paplotë pa Kosovën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, të mbajtur në Athinë. Gjatë fjalës së saj, Nikolla deklaroi se vlerat europiane janë të pagarantuara sa kohë që Ballkani Perëndimor është jashtë BE-së dhe Kosova është jashtë Këshillit të Europës. “Këshilli i Evropës, familja evropiane, është zgjeruar në 47 anëtarë, në shtëpinë evropiane, pra Bashkimin Evropian, kanë hyrë deri tani vetëm rreth gjysma e tyre. E ardhmja e qytetarëve evropianë do të jetë ajo që dëshirojmë e ëndërrojmë, atëherë kur në shtëpinë evropiane do të hyjnë të gjithë kombet që përbëjnë familjen evropiane. Vlerat rreth të cilave, ne kombet evropiane, jemi bashkuar në Këshillin e Evropës nuk mund të tjetërsohen nëse politikat e zgjerimit të BE-së do të nisen jo nga meritat, por nga ambicie të tjera të cilat përfitojnë nga parimi i konsensusit. Këshilli i Evropës do të mbetet i paplotë, derisa të pranojë Kosovën, shtetin më të ri të Evropës, një shtet i ri i krijuar nga Evropa atlantike, bashkë me aleatët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asimetria tjetër lidhet me gjendjen e sotme në Bashkimin Evropian dhe ngurrimet në hapat e zgjerimit. Po hyjmë në dekadën e katërt të valës së demokratizimit në kontinent dhe kufijtë gjeografikë e kulturorë të Evropës, janë ende larg kufijve politikë të saj, Bashkimit Evropian. Në emër të së ardhmes së përbashkët të qytetarëve të saj, Evropa duhet të afrojë kufijtë politikë me kufijtë e saj gjeografikë”, ka thënë Nikolla, ndërsa shtoi: “Ne po mbajmë radhën para portave të BE-së, e cila duhej të ishte prej kohësh, edhe shtëpia e jonë. Duhet ta kuptojmë të gjithë se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar i Bashkimit Evropian”.

Të fundit

“Kishte elementë provokues”/ Politologu zbardh detaje nga fjalimi i Ramës në Athinë

Politologu Ilir Kalemaj tha në një studio televizive, se në fjalimin që Rama mbajti para shqiptarëve në Greqi pati...

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe në Greqi!

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe. Ambasada informon sot çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë...

Liverpool dhuratë 100 milionëshe për Slot, Reds përgatisin ofertën për sulmuesin anglez

Anthony Gordon është një nga objektivat e Liverpoolit për merkaton verore. The Reds do të ndahen me Jurgen Klopp në fundin e sezonit, ndërkohë...

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e datës specifike besoj qartë se...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Lajme të tjera

Web TV