Rikthehet frika nga Covid/ Shtetrrethim në Rumani, Anglia dhe Gjermania me masa të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kufizimet e reja të rënda anti-Covid të miratuara nga qeveria hyjnë në fuqi në Rumani në përpjekje për të ndalur valën e katërt, dramatike të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 që po prek vendin ballkanik. Shkollat ​​​​të mbyllura, zgjerim i aktiviteteve ku kërkohet pasaporta e vaksinimit dhe një shtetrrethim natën. Numrat e të infektuarve frikësojnë edhe Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Gjermani, shqetësimet për Covid-in shtohen, debat mbi masat
Debat për masat anticovid është duke u zhvilluar edhe në Gjermani, ndërkohë që  ka një rritje të mprehtë të infeksioneve javën e kaluar, kur të premten u prek rekordi prej 19 mijë infeksioneve që nga maji. Instituti Robert Koch raportoi një rritje të incidencës javore në 100,000 banorë, duke kaluar në 110.1. Ndërkohë që infeksionet e reja në 24 orë janë 6573, për shkak të fundjavës. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn kishte thënë ditët e fundit se ai nuk donte të zgjaste gjendjen e jashtëzakonshme të pandemisë, duke e lënë të skadonte më 25 nëntor, por pozicioni i tij u sulmua nga disa politikanë, përfshirë SPD.

Kulmi i infektimeve të Britaninë e Madhe, zemërimi i qeverisë Johnson kundër ‘no vax”: Idiotë

Qeveria britanike e Boris Johnson po vlerëson futjen e vaksinës së detyrueshme të dyfishtë Covid për të gjithë personelin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS): tha Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid për BBC. “Nuk është marrë një vendim përfundimtar, por është diçka që e kam në mendje”, saktësoi Javid, duke nënvizuar se si një masë e ngjashme ekziston në “shumë vende të tjera” të Evropës dhe se si mjekët dhe infermierët jo vetëm kanë një rrezik më të madh të infeksionit, por janë gjithashtu në kontakt me njerëz veçanërisht të cenueshëm.

Dhe grupet “na vax”, aktive në Mbretërinë e Bashkuar si në vendet e tjera, zemërojnë qeverinë e Londrës: ata përbëhen vetëm nga “idiotë” që përhapin “gënjeshtra” dhe dëmtojnë betejën kundër Covid tha Sajid Javid.

Lexo edhe :  Lufta e BE-së kundër produkteve të duhanit po përshkallëzohet

 

Emergjencë në Rumani: Shkolla të mbyllura, shtetrrethimNë Rumani ka kufizime të reja të ashpra anti-Covid të miratuara nga qeveria në përpjekje për të ndaluar valën e katërt, dramatike të infeksioneve dhe vdekjeve që po prek vendin e Ballkanit. Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një javë dhe detyrimi i certifikatës së vaksinimit shtrihet në një sërë aktivitetesh të paparashikuara më parë, ndër të tjera për hyrjen në vende jo thelbësore si qendrat tregtare dhe në të gjitha dyqanet jo ushqimore. Detyrimi i maskës vlen kudo, edhe në rrugë.

 

Të gjitha festat private si dasmat dhe pagëzimet janë pezulluar dhe shtetrrethimi i natës është vendosur sërish në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit (lëvizja e lirë për ata që kanë certifikatën e vaksinimit). Masat do të jenë të vlefshme për të paktën 30 ditë pasi qeveria kishte vendosur për një kohë të gjatë për t’i lehtësuar ato. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar 9 mijë raste të tjera dhe 299 të vdekur.

Në dhomat frigoriferike të spitaleve nuk ka më vend dhe Kisha Ortodokse ka vënë në dispozicion të spitaleve kapelat mortore të kishave, ndërkohë që vazhdon të mbajë një qëndrim të paqartë ndaj fushatës së vaksinimit. Vende të ezauruara edhe kujdesin intensiv dhe që nga java e kaluar disa vende të BE-së, përfshirë Poloninë dhe Hungarinë, kanë lëvizur për të pranuar rastet më të rënda.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV