“Trekëndëshi i Bermudës”, Basha me qëndrim prej lideri të pjekur apo të djegur?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Në Shqipëri vërtet u prish godina e teatrit, por ska gjë, për ne vazhdon teatri tjetër, ai i perditëshmi, aty ku aktorët janë më realë, ku ia kalojnë edhe vetë atyre me tituj si “Artist i Merituar” apo “Artist i Popullit”, sepse dihet dhe artistët po këta artistët tanë i kanë dekoruar si figura të shquara të artit. Teatri vazhdon edhe pse aktorët ndërrojnë rolet. Po le të flasim çfarë po ndodh me shfaqjen e ditës.

Shfaqja e sezonit të ri politik tashmë ka filluar, e rolet nuk po kuptohen dhe aq fort mirë si janë ndarë, apo le të themi si ndoshta mundet t’i ketë ndarë regjisori apo regjisorët. Në aktin e djeshëm të shfaqjes si asnjëherë më parë, ndoshta dhe e pamenduar që do mbërrinim të shikonim një aktor tek kërkon të luajë përballë tre aktorëve kryesorë të teatrit pokitik 30 vjeçar të vendin tonë. Deklaratë e fortë e artikuluar në foltore, jo në atë “Foltore” e cila prej javësh e ka izoluar në seli duke i kërkuar largimin, por në atë të parlamentit ku kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha guxoi dhe quajti treshen dominuese të politikës shqiptare në këto 30 vite kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin e tij Sali Berishën dhe Presidentin Ilir Meta si “Trekëndëshi i Bermudës”. Më kujtohet ajo shprehja “Me një gurë të godasë dy zogjë” por u habita dje kur pashë që Lulzim Basha shkoi dhe më tej, me një gur të godasë jo tre zogj çfardo, por tre “skifterët” e veçantë të politikës aktuale.

Realisht fjalimi dhe deklarata e Lulzim Bashës dje në parlament trazoi mendimet sepse, se pari, vërtet duhet ta kuptojmë qartë rolin e tij. Pse ai në këtë pozicion përballë të treve? Ai ka javë të tëra nën presion nga brenda PD ku po i diskutohet drejtimi i partisë. Gjatë gjithë këtyre javëve Lulzim Basha dukej i pafuqishëm ndaj vrullit të foltores së Sali Berishës ku po mblidhen mijëra firma nga demokratët për të shkarkuar atë. Dhe ai shfaqet duke zgjeruar frontin e përballjes politike nga ajo me demokratët e zemëruar dhe Sali Berishën në një rrafsh shumë më të gjerë. Kjo lëvizje taktike e Lulzim Bashës ku i hedh dorashkën e përballjes tre dinozaurve të politikës sunduese, e cila po tallazon në një kohë, ku ai me këtë rol duhet të tregojë e dëshmojë duke bindur mbarë opinionin dhe ndërkombëtarët që tashmë ka një pjekuri politike e nuk është më as marjoneta e buzëqeshur e Sali Berishës dhe as bashkëpunëtor i suksesit të Edi Ramës, ose Lulzim Basha është në momentin më të keq dhe po luan rolin e fundit për mos t’u djegur  politikisht , sepse po ndjen rrezikun nga brenda nga të tijët për ta shkarkuar si kryetar të Partisë Demokratike, per t’i marrë dhuratën që ia kanë dhënë.

Lexo edhe :  Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

Lulzim Bashën është vështirë për ta lexuar tani, edhe pse s’ka gjë për të lexuar, sepse dihet, ai niset për diku dhe papritur përfundon diku tjetër. Por gjendja që ai ndodhet, i kërkon të marrë patjetër një nga këto dy role, nëse ai vërtetë dëshiron të luajë më gjatë në teatrin e politikës shqiptare. Ngelet për t’u parë nëse Basha ka qëlluar në shenjë të tre apo nuk ka rrokur asnjë me gurin e tij. Nuk mund ta pastrojë rrugën ai nga ata me të cilën e ka hapur.  Nje gurë mund të trembë dhe kater zogj. Cili eshte i katërti? Se trekendëshi i Bermudës është i papërballueshëm, të paktën nga ai.

Ky është një botim ekskluziv i Gazetës Fjala. Ndalohet rreptësisht ripublikimi i tij pa e cituar burimin, në të kundërt ndërmerren masa ligjore.

Të fundit

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Lajme të tjera

Web TV