Kalo merr dozën e tretë të vaksinës dhe i bën apel qytetarëve: Mos hezitoni, përdorni çdo mjet për t’u mbrojtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Tritan Kalo njofton përmes një postimi në rrjete sociale se ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Kalo i bën apel qytetarëve, ku thotë se duhet të ndërgjegjësohen dhe të përdorin çdo mjet për tu mbrojtut nga COVID.

Më tej, mjeku i njohur thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet thelbi i ruajtjes së shëndetit të çdo individi dhe vetë shoqërisë në çdo kohë e rrethanë.

Ai shton se askush nuk duhet të hezitojë të marrë vaksinën duke ironizuar ata që bëjnë thirrje kundër saj.

Statusi i Tritan Kalos
“Kohë kovidiane…. 2.11.2021….VETNDËRGJEGJËSIMI mbetet thelbi i ruajtjes së Shëndetit të çdo individi dhe të vetë shoqërisë sonë në çdo kohë e në çdo rrethanë….Përgjatë Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, ky vetndërgjegjësim bëhet edhe më i rëndësishëm….Në ndërkohë historia e Pandemive të tjera ka treguar se edhe trinomi MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizike, kur dhe ku është e mundëshme), të përforcuara me VAKSINIMIN specifik, në këtë rast ndaj virusit jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19…..

Vaksinimi e ul shumë rrezikun e infektimit, të kalimit të formave të rënda të infeksionit apo të humbjeve të jetës prej tij në të gjithë grup-moshat e popullatës ku ato janë testuar, sidomos në individët me komorbozitete si dhe ata/ato, që për arësye të profesionit janë më të ekspozuar ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….I renditur në “vijën e zjarrit” të përkujdesjes për të sëmurët me Covid-19, që me fillimin e Pandemisë dhe me rrezik maksimal të infektimit nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, e shoh të domozdoshme të përdor çdo mjet mbrojtje ndaj tij përfshirë edhe Vaksinën….

SOT mora dozën e tretë të saj dhe ndihem për bukuri…Nëse jeni të bindur për efektshmërinë e Vaksinimit mos hezitoni të përftoni prej dobiprurjes nga marrja e saj….GOJËLIGËSIA mundet tju ysht të hezitoni në bërjen e vaksinës, por unë personalisht e familjarisht jemi të vaksinuar…. Together forever!!!”-shkruan Kalo.

Lexo edhe :  Ky është ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve

Sot ka nisur vaksinimi me dozën e tretë kundër COVID të mjekëve. Procesin e vaksinimit në ‘Air Albania’ e ka ndjekur nga afër edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu. Ndërkohë që Drejtoresha e ISHP, Albana Fico dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben gjata kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Të fundit

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori...

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet...

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri më tani nuk dihen rrethanat...

Lajme të tjera

Web TV