Chelsea copëton Juven në Champions/  United fiton në ndeshjen e parë pa Solskjaer, Xavi e nis me barazim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea ka mposhtur 4-0 Juventusin duke i rrëmbyer vendin e parë në Grupin H.

Golat për skuadrën e Tuchel u realizuan nga Chalobah 25′, James 56′, Hudson-Odoi 58′ dhe Werner në minutën e 95’.

Ndërkohë, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi, Chelsea kryeson Grupin H me 12 pikë po aq sa ka dhe Juventus por Blutë golavarazh më të mirë.

Debutimi i Xavi Hernandez në Champions League ka rezultuar me një barazim 0-0 dhe me dy gola të anuluar. Barcelona nuk arrin të marrë 3 pikët dhe mban ende të hapur diskutimin për t’u kualifikuar pasi në ndeshjen e fundit do të duhet të përballet me Bayern Munich tashmë e kualifikuar si e para me 15 pikë të plota në 5 ndeshje…

Manchester United është kthyer te fitorja pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. Djajtë e Kuq kanë mundur 2-0 Villarreal-in në Grupin F dhe janë kualifikuar në 1/8-at.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 78-të. Ishte Cristiano Ronaldo që i ka dhuruar avantazhin anglezëve. Portugezi është bërë lojtari i parë në histori që shënon në pesë ndeshjet e para të një klubi anglez në një sezon të Kupës së Kampionëve/Champions League (duke përjashtuar fazën kualifikuese).

United ka siguruar tri pikët në minutën e 90-të, me golin e Jadon Sancho. Ky ka qenë goli i parë i anglezit për United që nga transferimi i tij në Old Trafford verën e kaluar për 85 milionë euro.

Fiton edhe Bayern Munich Bavarezët, që e kishin siguruar kualifikimin, kanë siguruar edhe vendin e parë në Grupin E falë fitores 2-1 në fushën e Dinamos së Kievit.

Leëandoëski (14′) dhe Coman (42′) kanë shënuar për gjermanët, ndërsa Garmash (70′) ka realizuar për ukrainasit.

Lexo edhe :  Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Young Boys dhe Atalanta janë ndalur në një barazim spektakolar 3-3 me bergamaskët që u përmbysën në Zvicër, por barazuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera, Malmo u ndal në barazim 1-1 me Zenit, Sevilla mposhti 2-0 Ëolfsburgun ndërsa Lille triumfoi 1-0 ndaj Salzburg.

Të fundit

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për t’u faktorizuar Albini

Nga Mero Baze Dy kandidatët shqiptarë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut morën afërsisht 23 për qind të votave,...

“Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem”, Meta: Unë i sëmurë?! Ja shikojeni, si ju dukem

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është I ftuar përballë gazetares Marsela Karapanço në emisionin “Frontline’ në Report Tv. E cilëson SPAK një...

Projekti i qendrës “Expo Albania”/Rama:Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga projekti fitues për ndërtimin e qendrës “EXPO ALBANIA” që siç e theksoi edhe vetë gjatë fjalës së...

Studimi i fundit, këto janë ushqimet që përmbajnë më shumë plastikë

Nëntëdhjetë për qind e mostrave të proteinave shtazore dhe bimore rezultuan pozitive për mikroplastikë sipas një studimi të Shkurtit 2024. As vegjetarianët nuk mund...

Meta në krah të Berishës: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit

Ilir Meta ka sqaruar raportet e tij me Sali Berishën pasi nuk është parë asnjëherë të marrë pjesë në tubimet poshtë ballkonit të tij. Meta...

Lajme të tjera

Web TV