Përmbytjet/ Peleshi: Situata më problematike tek Ura e Mifolit, presim zhvillime pozitive në orët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, dha detaje nga situata e përmbytjeve në vend.

Duke u ndalur te dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, ministri Peleshi u shpreh se është ende shpejt për të folur për dëme, ndërsa shtoi se krahasuar me përmbytjet e vitit 2017, dëmet janë më të vogla.

Peleshi u shpreh për News 24 se situata më problematike është tek Ura e Mifolit, për shkak të prurjes së sasive të mëdha të ujit nga Greqia, ndërsa shtoi se orët në vijim pritet përmirësim i situatës.

“Ne jemi ende në mes të situatës, nuk mund të flasim për dëme. Nga veriu në jug kemi situata emergjence, në jug është më masive për shkak të përmbytjes, por edhe në veri, si në Theth, kemi një bllokim rrugësh apo akse, ku kalohet me vështirësi, edhe disa fshatra po përjetojnë mungesën e energjisë elektrike.
Më problematike nga të gjitha është dalja në nivele shumë maksimale, historike, e ujit, përgjatë Vjosës, tek Ura e Mifolit. Është shkaktuar nga prurjet e mëdha që vijnë nga Greqia. Mbrëmë prurja e ujit nga Greqia ka arritur në mbi 8 metra. Aty ka arritur nivelin maksimal uji.

 

 

Por në 2-3 orët e ardhshme presim tërheqje të ujit tek Ura e Mifolit. Dëmi është shumë më i vogël se në vitin 2017, për shkak edhe të ndërhyrjes që kemi bërë në këto vite, ku kemi krijuar një argjinaturë. Kjo ndërhyrje ka bërë që të lumi të mos dalë nga Darëzeza, duke mbrojtur shumë toka nga përmbytjet. Presim zhvillime pozitive në orët e ardhshme. Kemi bërë disa evakuime, kemi vepruar në kohë, kemi pasur bashkëpunim edhe nga banorët. I kuptoj emocionet e banorëve në këto situata, por ne kemi 10 ditë që njoftojmë për parashikimin. Prej 10 ditësh kemi ngritur shtabet e emergjencave”, tha ministri Peleshi.

Të fundit

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas...

Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan Shenjtërinë e tij, Papa Francesku. Kjo është hera...

Pse kafeja është një zgjedhje e mirë kundër rrudhave të fytyrës

Njerëzit e fiksuar pas kujdesit për lëkurën mund të shtojnë një hap të ri në rutinën e bukurisë: të pinë një filxhan kafe të...

E rëndë/ 41-vjeçarja bie nga kavo e ‘zipline’ mbi parkun piktoresk, humb jetën (Foto)

Një grua ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon ‘zipline’ nga ku po rrëshkiste në parkun Bitto në...

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, refuzohet kërkesën e Ergys Arrazit

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar leje për...

Lajme të tjera

Web TV