U kap “mat” duke “përgjuar” Sali Berishën, reagon Julian Deda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u bë viral në të gjitha mediat online, aktori Julian Deda, ka reaguar lidhur me kapjen e tij mat teksa “përgjonte” celularin e ish-kryeministrin Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ditën e djeshme.

Julian Deda, i cili duke rrudhur vetullat dhe sytë është munduar të shohë diçka nga telefoni i Sali Berishës dhe nuk u kuptua nëse u bë qëllimisht apo thjeshtë instinktive.

Së fundmi Juli ka shpërndarë një foto nga takimi, por në këtë moment sytë nuk i ka nga celulari i Berishës. Me këtë foto aktori nuk i ka kursyer notat e humorit duke thënë se kur u shkrep foto Berisha e kishte ende celularin në xhep.

“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë.

Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…!

P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…! ” shkruan Deda.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV