Basha “ndërkombëtarizohet”, për Berishën reagon DASH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pasur takim me gjashtë ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Ai la të kuptohej se është “ndërkombëtarizuar” dhe se gëzon mbështetjen e tyre. Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit i konsideroi të rënda akuzat e Berishës drejtuar ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu faktorin ndërkombëtar të akredituar në vendin tonë. Një ditë pas kaosit në selinë e Partisë Demokratike, ku dy palë pretendojnë drejtimin e partisë, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, asmbadori i BE-së, Luigi Soreca, si edhe ambasadori britanik, francez dhe ai italian janë pritur nga dy nënkryetarët e partisë dhe janë vënë në dijeni për situatën nga kryetari Lulzim Basha. Ambasadorët pas takimit nuk kanë mbajtur asnjë qendrim për takimin me Bashën edhe as për sjellën e ish-liderit të demokratëve Sali Berisha. Ndërsa Basha pas takimit është mjaftuar vetëm me një përgjigje. “Takim i sotëm (djeshëm) me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen dhe për të ardhmen”, deklaroi Basha. Kjo tregon se Basha ka marrë sigurinë për drejtimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Thirrja e Bashës

Lulzim Basha iu ka bërë një tjetër thirrje demokratëve që të bashkohen në Kuvendin e 18 dhjetorit për të zgjedhur të ardhmen e për t’i dhënë fund tranzicionit. Sipas tij, PD u krijua 31 vjet më parë për të ndarë të ardhmen nga e shkuara dhe ashtu do të jetë dhe në të ardhmen. “Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do të ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha.

Lexo edhe :  Zgjedhje në Tiranë? Rama mesazh drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren!

Reagimi i DASH

Departamenti i Shtetit hodhi poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim. Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë. Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zëdhënësi, vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në reagimin e DASH.

Komisioni i Rithemelimit/ “Injorojini, vijojmë punën për referendumin e 18 dhjetorit”

Komisioni i Rithemelimit u ka bërë thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike. “Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD! Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike. Kultura e perjashtimit ka marrë fund! Vetëm të bashkuar do mund të fitojmë”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV