Alibeaj: Rithemelim është të rithemelosh veten, nga sot s’ka më alibi as për Bashën, as për kryesinë e këshillin kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, nënkryetari i kësaj force politike Enkeled Alibeaj u shpreh se 9 shtatori ishte një test morali për demokratët.

“Ky proces nisi në 9 shtator, por duhet të zgjaste edhe më tepër. Ishte një test i madh moral për gjithësecilin prej nesh. Cili ishte ky test? Do të qëndrojmë fort për shkak edhe të mirënjohjes drejt portreteve në mur do shohim të shkuarën apo të ardhmen. Shumë nga ky test janë tronditur, ishim në vorbullën e vjedhjes së votave.

Ky ishte testi moral që kemi kaluar të gjithë së bashku. Kemi pasur ne deri në bastisje të selisë, duke rikthyer makthet e komunizmit. Ky test tregoi cfarë ka në zemër, lum kush e kaloi me fisnikëri. Dielli do të lindë përsëri. Historia do përcaktojë si u sollëm ne si u përballëm në këtë test moral.

Zgjidhim disa gjëra. Proamerikanizmin, po si ka mundësi që lindëm si partia pro amerikane sot të vendosësh kundër tyre? jo. e zgjidhëm këtë. Një rifreskim. Nuk na sjellin amerikanët në pushtet, por të qenit i saktë, i vërtetë me njerëzit. Të qenit të aftë për të parë të shkuarën. Si mund të ishim një parti fituese me dualizmin që na prekte deri në dejet tona. e shihnim po nuk e shprehni me frikën se do i bëjë keq demokratëve. Linja politike është një. 2013 ishte ajo cfarë na ndodhi dhe e përjetuam prej 8 vitesh. Nuk kishim guximin ta pranojmë, por e zgjidhëm, testin moral.

 

 

Një parti duhet të ketë një linjë, një drejtues që do duhet të mbajë përgjegjësi. S’ka më alibi as për Bashën as për kryesinë e këshillin kombëtar. Kemi zgjidhur edhe një cështje tjetër atë të 31 vjecarit. E kam thënë edhe në parlament edhe thash edhe më parë, nëse ky tranzicioni ynë zgjati kaq shumë është se që në start nuk u krye i plotë. IShte një mision i ngelur përgjysmë, sot po përmbyllimin atë mision që nisi në 90 e zgjati 30 vite, të paktën sot kemi bërë dicka të ngelur në mes në ’90. Ndaj sot ne jemi të cliruar. Tashmë kemi sfidën, që nis nga sot. Që nga demokrati më i thjeshtë, nga përfaqësia e kryetari i partisë. Sot nis barra e madhe e drejtimit. Me një stil të ri. Gjuhë të re, organizim të ri. Ne mund ta bënim statutin më të mirë më të përkryer, por do duhet të jesh i cliruar nga pengjet.

Lexo edhe :  Protestat me molotov para bashkisë Tiranë, Ngjela: Opozita nuk sjell alternativë

Sot jemi në këtë situatë, s’kemi asnjë pengesë. Duke nisur nga rishikimi i historisë së kësaj partie. Këto janë sfidat që kemi ne. Rithemelim është të rithemelosh veten. Unë besoj se me këtë reflektim që ka ndodhur kemi të gjithë mbështetjen e asaj shumice të heshtur që na simpatizonte.

Këtë e kemi fituar, tani duhet ta shfrytëzojmë deri në fund. Duke respektuar njëri tjetrin. Kuvendet e kanë pak rutinën që duhet të flasësh po nuk besoj të përsëritet ky moment edhe në të ardhmen, sepse i cliruar sic ndihem sot duhet të ndihemi të gjithë. Është hipoteka më e madhe, nuk ka regjim pushtet para e banda që mund të na dalë përballë.” u shpreh Alibeaj.

Të fundit

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Lajme të tjera

Web TV