“Mungon një botë e tërë”/ Irma Libohova flet për bashkëshortin e ndjerë: Kam një boshllëk që nuk e zëvendëson asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova ka folur për familjen e saj dhe për bashkëshortin e ndjerë, Besnik Kaso, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Në emisionin “Dola te Ola” në News24, këngëtarja tha se nuk të mungon vetëm personi fizik, por është më shumë se kaq. “Mungon një botë e tërë. Ke një boshllëk që nuk ka gjë që e zëvendëson”, u shpreh ajo.

Këngëtarja kujtoi se në çdo rast kur ishte e lodhur për shkak të punës, e cila sikurse ajo tha nuk është aq e lehtë pasi artistët kanë përgjegjësinë që të kënaqin 200 apo 500 vetë, bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë aty për ta dëgjuar dhe mbështetur.

Teksa u pyet se si është njohur me Besnikun, Irma tregoi se si fillim janë parë në një shëtitore në Tiranë dhe ajo pëlqente tek ai faktin se ai vishte rroba me ngjyra.

Më pas ata janë njohur në Estradë, dhe disa kohë më vonë mësimi i frëngjishtes i bëri bashkë, nga ku lindi një dashuri e madhe.

Këngëtarja është nënë e një djali, nga i cili është bërë edhe gjyshe e një mbesë. “Ka patur gjithmonë vëmendje maksimale ndaj meje, kam edukuar një fëmijë të mirë”, u shpreh Irma për djalin e saj, ndërkohë që për dashurinë që ndjen për mbesën tha, “Nuk ka fjalë ta përshkruaj, një dashuri e pamasë”.

Të fundit

“Shqipëria, rritjen më pozitive në rajon”/ BSH: Ecuria ekonomike pritet të arrijë në 3.8%

Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit. Në raportin...

Zhvlerësohen valutat/ Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol

Çmimi i karburantit në vend duhet të ulet, thotë Konfindustria, për shkak se monedhat e huaja janë zhvlerësuar. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thotë...

“Ka hedhur një shashkë shtëpia ka shpërthyer”/Kush banor mund të fitojë BBV3 sipas Lisit?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta. Ai ka folur lidhur me situatat e...

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë, publikon foton: Ditëlindja e parë pranë Zotit!

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i...

Tragjedia në Shkodër, sociologu : Krimi një “bukë” e përditshme në shoqërinë shqiptare

Sociologu Gëzim Tushi e ka cilësuar si ndër më të rëndat, ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrizi u hodh në lumin...

Lajme të tjera

Web TV