Tronditëse/ Me armë në avion, arrestohet në Rinas 51-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të futur armë zjarri në Shqipëri.

Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që udhëtoi drejt vendit tonë, me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, si në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e shtetasit R. H., i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në valixhen e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.

 

Të fundit

3 llojet e mishit që duhet të konsumojnë njerëzit mbi 50 vjeç

Me rritjen e moshës, funksionet e organeve dhe indeve të ndryshme të trupit gradualisht zvogëlohen, si dhe funksioni absorbues...

Studim/ Lajmet për politikën po ju dëmtojnë zemrën

Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve. Sipas studimit, njerëzit po...

Importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, përveç kafesë, duke ndjekur trendin rritës të...

Nuk lëvizin monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 6 Maj 2024

Sot, më 6 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Shqipëria më e lira në Europë, ja sa kushton një natë në kamping në vendin tonë

Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternativë e mirë, por edhe më e lira në Europë, me një çmim prej 13.52...

Lajme të tjera

Web TV