Në gjendje të rënduar psikologjike/ Beatrix ‘thyen heshtjen’ pas eleminimit: Ju kërkoj ndjesë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP. Me një postim në Instagram, ajo falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, ndërsa thotë se po përshtatet jashtë edhe me ndihmën e familjes së saj.

Ajo ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat, ku tregon se është fokusuar te muzika. Sa i përket romancën me Donald Veshajn, me të cilin nisi një histori dashurie kur ishte pjesë e Big Brother VIP, Beatrix thotë se nuk do të ndryshonte asgjë dhe ‘nëse do me zgjaste dorën që të hidheshim bashke, do e bëja po prapë’

“Dua ta nis këtë shkrim me një falënderim për te gjithë ju qe më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushe me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi, por kam fatin të jem pjesëtare e një familje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes. Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohë qe të rigjej gravitetin tim.
Mund t’ju tregoi që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh haha. Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam supportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thash në sfiden e lajmeve i qëndroj mendimit që ai duhet të fitoj BBV. Përsa i përket marrëdhënies sonë, kam lexuar pak se si është parë nga jashtë. I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro edhe deri diku ata kundër.
Duke qenë se marrëdhënia jonë ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidh me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donald Veshaj do më zgjaste dorën që te hidheshim bashke, do e beja po prap. Bekime dhe dashuri për të gjithë ju!”, shkruan ajo.

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV