Me plagë në kokë, gjendet i vdekur një tjetër shqiptar në Belgjikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vrasjes së Bledar Muçës, miku i Çapjave, një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në Belgjikë. Sipas mediave në vend është gjetur i pajetë me plagë pas koke 39-vjeçari Klodian Turja, por mbetet ende e paqartë nëse është vrarë apo është rrëzuar dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra

Ai është gjetur i pajetë në fund të shkallëve të pallatit nga fqinjët rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur pranë një blloku apartamentesh në zonën e Roeselare, ndërsa raportohet se fqinjët dëgjuan një zhurmë gjatë natës rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe kur shkuan për të parë dhe gjetën trupin e pajetë të burrit në fund të shkallëve.

“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës. Hetuesit po ekzaminojnë vendndodhjen. Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit”, thanë prokurorët belgë.

Pak ditë më parë në Belgjikë u vra edhe miku i Çapjave, Bledar Muça, 43 vjeç. Ai është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij rreth orës 23.00 të 22 janarit. Autorët pasi e kanë qëlluar Muçën brenda makinës së tij, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sapo ka mbërritur pranë pallatit ku jetonte, Muça është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy autorë, të cilët po e prisnin në rrugë.

Të fundit

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë, publikon foton: Ditëlindja e parë pranë Zotit!

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja...

Tragjedia në Shkodër, sociologu : Krimi një “bukë” e përditshme në shoqërinë shqiptare

Sociologu Gëzim Tushi e ka cilësuar si ndër më të rëndat, ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrizi u hodh në lumin...

Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve nisin edhe në Mal të Zi

Ende nuk ka asnjë gjurmë për trupat e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohen se janë mbytur në lumin Buna. Mësohet...

E bardhë, e zezë apo integrale, zbuloni llojet e bukës dhe efektin e tyre

Furra e Bukës është ndoshta dyqani që një konsumator viziton më shumë në jetë. Zgjedhjet që të ofrohen aty janë të panumërta, që nga buka...

Pse kështjella Balmoral është kaq e rëndësishme për familjen mbretërore britanike

Kështjella Balmoral në Skoci është një vend i veçantë për familjen mbretërore britanike. Kur Mbretëresha Viktoria vizitoi për herë të parë Skocinë në vjeshtën e...

Lajme të tjera

Web TV