Manastirliu vizitë zyrtare në Itali, takohet me Papa Franceskun në Vatikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite zyrtare në Itali ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme.

Pas takimit në Vatikan me Kardinal Michael Czerny, drejtues i Ministrisë së Zhvillimit dhe Integrimit Njerëzor në Vatikan, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, e shoqëruar edhe nga delegacioni Prof. Arben Gjata, Prof. Xheladin Draçinin, Prof. Anila Godo, Prof. Alma Idrizi, Ministrja Manastirliu ka zhvilluar një tjetër takim të frytshëm me Rektorin e Universitetit të Romës Tor Vergata, Prof. Orazio Schillaci për të formalizuar bashkëpunimin në një marrëveshje konkrete me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Ministrja Ogerta Manastirliu, takoi gjithashtu shenjtërinë e tij Papa Francesco gjatë audiencës së mbajtur në Vatikan.

Më herët Manastirliu bëri me dije se është arritur të dakordësohet një marrëveshje e re me spitalin pediatrik “Bambino Gesu”, gjatë një takimi me Presidenten e këtij spitali, znj. Mariella Enoc, për një platformë të përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mjekëve të specializuar si dhe për mbështetjen e pacientëve të vegjël me sëmundje të rralla.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV