13 prill 2015/ Gunter Grass, shkrimtari gjerman me pikpamje kontraverse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari fitues i çmimit Nobel për Letërsinë, Gunter Grass, vdiq në moshën 87-vjeçare.

Günter Grass u lind më 16 tetor 1927 Gdanjsk, Poloni  dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 13 prill 2015 Lübeck, Gjermani. Ai ishte shkrimtar gjerman, i cili la gjurmë në letërsinë botërore duke qenë gjithashtu edhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi.

Njeri i së majtës, i njohur për pikëpamjet e tij kontraverse, Gunter Grass, fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1999, ishte skrimtari gjerman i gjysmës së dytë të shekullit të XX i njohur më shumë jashtë vendit.

Që prej publikimit në vitin 1959 të kryeveprës së tij “Tamburi”, Gunter Grass nuk ka reshtur së përballur vendin e tij me të kaluarën naziste.

Grass ishte njëri prej përfaqësuesve të Grupit ’47, një lëvizje që kontribuoi në rilindjen e Gjermanisë pas epokës së errët të nazizmit.

Günter Grass ka shkruar drama, poezi e kryesisht romane, lista e veprave të tij është e gjatë. Romanet e njohura si “Vite qeni”, apo “anestezi lokale” janë disa prej tyre, ashtu si edhe “Shojëza”, “Miushja”, “Ogurzinjtë” e shumë të tjera. Në to gjithmonë trajtohen raportet e kthesat politike e shoqërore: si p.sh. roli i intelektualëve në kryengritjen e RDGJ-së më 1953, revolta studentore e vitit 1968, luftrat elektorale për zgjedhjet e parlamentare, çështjet e së ardhmes, politika Lindje-Perëndim, mbytja e anijes me refugjatë në Detin Baltik më 1945.

Ai ndërroi jetë në një klinikë të qytetit Lubek. Nobelist dhe shkelës tabushë, shkrimtari deri në vdekje mbeti një shpirt që prekte nervin e shoqërisë. Grass një qytetar i angazhuar, konsiderohej edhe si ‘instancë morale’, e ç’është më kryesorja një autor i madh.

Të fundit

Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar...

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin…

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa,...

“Rihapen aplikimet për kredi të lehtësuara”/Koçiu jep lajmin për mjekët dhe infermierët

Shumë shpejt do të rihapen aplikimet për kredi për shtëpi me zero interes për mjekët dhe infermierët. Lajmin e bën të ditur Ministrja e...

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali

Një meteor besohet se është parë nga banorët në të gjithë Portugalinë dhe në Spanjë mbrëmjen e së shtunës, një fenomen i kapur në...

Kaos në Kuvend, deputeti ‘rrëmben’ projektligjin dhe largohet me vrap nga salla

Parlamenti i Tajvanit është "pushtuar" nga kaosi pasi ligjvënësit u përleshën me njëri-tjetrin mes një debati të ashpër mbi reformat parlamentare. Skena ndodhi vetëm...

Lajme të tjera

Web TV