ISIS bën thirrje për sulme në Europë: Ne po shpallim një fushatë të bekuar për t’u hakmarrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ISIS ka njoftuar sulme të reja në Europë duke përfituar nga mundësia, pasi perëndimi është i preokupuar nga lufta në Ukrainë.

Grupi terrorist u tha gjithashtu anëtarëve të vet që të hakmerreshin për vdekjen e liderit Abu Ibrahim al-Hachimi al-Qurashi i cili u vra në shkurt të këtij viti në një bastisje nga forcat speciale amerikane në Siri dhe të fillonin sulme kundër Evropës dhe Izraelit ndërsa “kryqtarët po luftojnë njëri-tjetrin”.

Zëdhënësi i ri i Shtetit Islamik Abu-Omar al-Muhajir tha se pushtimi rus i Ukrainës ka ‘preokupuar’ shtetet jomuslimane dhe paraqet një shans për të nisur ofensivën. Në një fjalim të publikuar në internet, të mbajtur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, al-Muhajir u kërkoi xhihadistëve të ISIS-it të hakmerreshin për vrasjen e al-Qurashi.

Ne po shpallim, duke u mbështetur tek Zoti, një fushatë të bekuar për t’u hakmarrë,” tha al-Muhajir dhe u bëri thirrje ndjekësve dhe anëtarëve të Shtetit Islamik që të përfshihen në sulme duke përdorur “mundësinë” e “luftës së kryqëzatave”, një term i përdorur më parë nga grupi terrorist për të përshkruar konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton Le Figaro.

Të fundit

Lubonja: Rezoluta anti-korrupsion, problem do jetë nëse opozita bën marrëveshje me Ramën

Opinionisti Fatos Lubonja në studion e emisionit “Open” në Neës24 tha se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin...

Ushtria izraelite shënjestron tunelet e Hamasit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit

Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të bllokuar tunelet nga kalon kontrabanda,...

Dënohet me 3 vjet burg shqiptari, kishte fshehur kokainën në çorape

Një shqiptar,  që fshehu sasinë e tij të drogës në një çorape, është dënuar me 3 vjet burg. 39-vjeçari Elis Kola, nga Lesley Avenue, York,...

Ukraina publikon shifrat/ Ja sa ushtarë rusë ka vrarë e plagosur

Të dhënat e fundit të ushtrisë ukrainase thonë se Rusia ka humbur 506.260 trupa qëkur ka nisur lufta. Në raportin e së enjtes thuhet...

Dy qëndrimet e Kolegjit për vlerësimin e gjyqtares Alma Hicka

Shumica e trupit gjykues të KPA i përmbysi pjesërisht konkluzionet e Komisionit për pasurinë e gjyqtares së Tiranës, Alma Hicka, e cila u rikthye...

Lajme të tjera

Web TV