test

Shkoi për të thyer 2 mijë dollarë false në ‘Exchange’, autori identifikohet prej tatuazhit në krahë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre të rinjtë Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi, 32 vjeç dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, u arrestuan më 18 prill nën akuzë për falsifikim monedhash pasi hidhnin të treg dollarë fals.

Kotori ishte “strumbullari” që çoi në prangosjen e tyre, teksa tentoi të thyente në një ‘Exchange’ 2 mijë dollarë të falsifikuar. Ka qenë punonjësja e këtij ‘Exchange’ që zbuloi falsifikimin dhe lajmëroi policinë, ku më pas u vunë në pranga tre të rinjtë.

E përveç rastit në Exchange, Kotori u bë shkak për arrestimin edhe me tatuazhet e tij, pasi prej tyre policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin. Policia i ndoqi prej javësh djemtë për të zbuluar aktivitetin e tij së bashku me dy të tjerë që u arrestuan.

Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën 20 shkëmbime parash falëse në pikat e kuptimit valutor. Ata kanë hedhur në qarkullim nëpër biznese në Tiranë, por edhe qytete të tjera kartëmonedha të prerjes 50 dollarë. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 $, që nëse nuk do ishin kapur do të ishin gati për t’u hedhur në treg.

Të fundit

U zgjodh kreu i NATO-s, Rutte: Nder i jashtëzakonshëm, aleanca gur themeli për sigurinë

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, tha se “është një nder i jashtëzakonshëm...

Pasaporta italiane e Eqerem Bej Vlorës mbërrin te trashëgimtarët

Ervin Vlora, stërnipi i patriotit, shkrimtarit dhe studiuesit Eqerem Bej Vlora ka bërë publike pasaportën e këtij të fundit. Në rrjetet sociale ai shkruan: "Passaporta e...

Protesta e 21 qershorit para Bashkisë së Tiranës, e pëson keq i riu

Një i ri është ndaluar këtë të mërkurë nga policia pas protestës së opozitës që u mbajt më 21 qershor para Bashkisë së Tiranë. “Specialistët...

Veliaj pret ish shefin e CIA-s, Robert Gorelick: Tirana qyteti më i sigurtë në Europë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera...

Blerina Bombaj: Fëmijët në fshatra ushqehen keq

Dietologia Blerina Bombaj është shprehur se fëmijët në zonat rurale ushqehen keq. Komentet Bombaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha...

Lajme të tjera

Web TV