Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot kallëzime për kryebashkiakë socialist, që sipas tij i ka kapur Njësia anti-korrupsion.
“Do kemi kallëzime edhe për figura të PS nga njësia anti-korrupsion. Do kemi kallëzime në SPAK për kryetar bashkie të PS që kanë turpëruar PS dhe duhet ti kishte kapur më para drejtësia. Njësia anti-korrupsion nuk bën punë e SPAK”, tha Rama.