Janë rikthyer? Bora dhe Donaldi nuk fshihen më, kapen bashkë në një festë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bora Zemani është tashmë personazhi më i komentuar në mediat rozë. Bora-Donald janë dyshja më e përfolur e mediave dhe rrjeteve sociale. Ndarjet dhe bashkimet e tyre bëjnë shumë bujë ashtu si edhe çdo veprim tjetër nga ana e gjithësecilit.

Veç Borës dhe Donaldit në qendër të vëmendjes është edhe Beatrix Ramosaj, vajza e cila sapo u fut në BBV u dashurua me aktorin i cili ndonëse i ndarë festonte përvjetorin e lidhjes, shprehte dashurinë ndaj Borës dhe tani në fund i dedikoi dhe një këngë moderatores.

Ndonëse ata vet nuk e kanë pranuar publikisht që janë kthyer bashkë, disa foto të qarkulluara kohët e fundit tregojnë se dyshja jo vetëm që janë në krahët e njëri-tjetrit, por shijojnë çdo moment feste. Thashethemet dhe lajmet për ribashkimin e tyre nuk kanë fund, ndërsa përforcohen nga fotot që nxjerrin zbuluar çiftin që ka arritur të marrë vëmendje nga të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme Bora ka qenë e ftuar si modele në një pasarelë mode në Prishtinë, teksa afër saj është parë Donaldi. Po, po e lexuat mirë! Donald Veshaj ka qenë afër dashurisë së tij në mbështetje të saj, teksa janë fotografuar afër njëri-tjetrit në një tavolinë duke festuar bashkë.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV