Vendosen çmimet e reja, ja sa do të shiten karburantet nga ora 18:00 e ditës së sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës vendosi çmimet e reja të shitjes së naftës, gazit dhe benzinës. Siç shihet karburantet janë rritur sërish.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

 

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

 

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Të fundit

Rama jep LAJMIN: Në shkollat 9-vjeçare do të fusim edhe ushqimin e drekës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se një ndër projektet e reja në Bashkinë e Tiranës, do të jetë...

Ilir Proda takohet me kreun e OSBE në Shqipëri, zbardhen diskutimet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim kortezie z. Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në...

Ky është rregulli që do të shpëtojë marrëdhënien tuaj në çift

Grindjet në çift janë diçka që ndodh dhe zakonisht lindin keqkuptime. Është normale të kesh tensione në një marrëdhënie, por ajo që ka rëndësi...

Pritshmëritë për Aeroportin e Tiranës në vitin 2025/ Sa fluturime do të arrijë Rinasi?

Rritja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka qenë e shpejtë dhe bashkë me rimëkëmbjen pas pandemisë është parë edhe një zhvillim rrënjësor në shumë...

Spiropali pret ambasadorin italian: Forcim partneriteti

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, priti në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. Gjatë takimit, Spiropali...

Lajme të tjera

Web TV