Japonia grant 1 milion euro për Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Japonisë i akordoi Qeverisë së Shqipërisë një grant prej 1 milion eurosh për përmirësimin e ambienteve dhe pajisjeve të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë nëpërmjet promovimit kulturor.

Marrëveshja ndërmjet dy qeverive u nënshkrua sot në Tiranë, nga Elva Margariti, Ministre e Kulturës dhe Takada Mitsuyuki, Ambasador i Japonisë në Shqipëri. Ndërsa u nënshkrua marrëveshja e Grantit ndërmjet JICA dhe Muzeut Historik Kombëtar të Shqipëria, respektivisht nga kryepërfaqësuesi i Zyrës për Ballkanin e Agjensisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Ueki Masahiro dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi.

Granti do të financojë Projektin për Përmirësimin e Pajisjeve për Konservimin, Restaurimin dhe Mjedisin Ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, i cili do të zbatohet nga Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Objektivi i projektit është përmirësimi i cilësisë së restaurimit dhe konservimit të artefakteve dhe mjedisit ekspozues, duke pajisur Muzeun Historik Kombëtar me instrumentet e nevojshme, përfshirë pajisjet për laboratorin e konservimit dhe restaurimit si mikroskopë, kabinete, tavolina pune, pastrues, etj. pajisje për laboratorin dixhital si skaner librash, aparat fotografik, si dhe sistem kondicionimi. Ministrja Margariti shprehu falenderime për mbështetjen e qeverisë japoneze teksa vuri në dukje se, “ky financim do të kontribuojë në realizimin e kushteve më të mira për ruajtjen e artefakteve, në ofrimin e shërbimeve të përshtatshme për vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar dhe në përforcimin e mjedisit arsimor për ekspertët e ardhshëm në universitete dhe institucione të tjera në Shqipëri”.

Ambasadori i japonisë në Shqipëri Takada Mitsuyuki, theksoi se Muzeu Historik Kombëtar është muzeu kryesor në vend që ofron një pasqyrë të historiesë së Shqipërisë për vizitorët vendas dhe të huaj. Muzeu është një institucion i rëndësishëm arsimor edhe për brezin e ri, pasi nëpërmjet këtij Muzeu ata mund të përjetojnë fragmente të së shkuarës së Shqipërisë.

“ Unë besoj se është shumë e rëndësishme të mbash dhe të ruash trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit dhe t’ua kalosh atë brezave të ardhshëm. Jam veçanërisht i lumtur që kjo marrëveshje po nënshkruhet këtë vit, pasi viti 2022 shënon 100-vjetorin e marrëdhënieve miqësore midis Japonisë dhe Shqipërisë. Ambasada jonë do ta festojë këtë ngjarje gjatëgjithë vitit edhe përmes disa aktiviteteve kulturore”, tha ambasadori Takada Mitsuyuki .

Lexo edhe :  ‘Jam duke mbledhur informacion’/ Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

Mitsuyuki theksoi se “ndër vite, Qeveria e Japonisë i ka ofruar Shqipërisë asistencë financiare dhe teknike nëpërmjet ndihmave të saj, ndaj përfitoj nga ky rast për të riafirmuar angazhimin e qeverisë sime për të mbështetur Shqipërinë dhe për të thelluar marrëdhëniet tona”.

Kryepërfaqësuesi i Zyrës për Ballkanin e Agjensisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Ueki Masahiro, u shpreh i lumtur për nënshkrimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Muzeut HistorikKombëtar dhe JICA-s, që siç tha ai, “ndodh, pikërisht pasi u emërova Kryepërfaqësues i Zyrës Ballkanike të JICA muajin e kaluar”.

Masahiro, vuri në dukje se “Muzeu Historik Kombëtar, është muzeu historik më imadh dhe më i rëndësishëm në Shqipëri, që ka rreth 6500 objekte historike që datojnë nga viti 4000 para Krishtitderi në mesin e shekullit të njëzetë dhe pret një numër tëmadh vizitorësh duke përfshirë nxënës, studentë dhe turistë. Megjithatë, për shkak të mungesës së pajisjeve të konservimit dhe restaurimit, shumë objekte me vlerë nuk ekspozohen ose studiohen. Për më tepër, regjistrimi me dorë i objekteve muzeale e bëntë vështirë ndarjen e informacionit me studiuesit” Nisur nga këto rrethana, tha Masahiro, Qeveria e Shqipërisë i kërkoi Qeverisë së Japonisë që të zbatojë një projekt për përmirësimin e pajisjeve në Muze nga Asistenca e Grantit Kulturor të Japonisë, i cili është fond dhuratë që i jepet organizatës përfituese për blerjen e produkteve për zhvillimin e saj ekonomik dhe social.

“Në përgjigje të kërkesës, JICA dërgoi ekipin e vlerësimit paraprak në Shqipëri në korrik dhe gusht 2021 dhe percaktoi objektiv të projektit përmirësimin e cilësisë së restaurimit dhe konservimit të artefakteve dhe mjedisit ekspozues duke pajisur Muzeun Historik Kombëtar me instrumentet e nevojshme”, tha Masahiro.

Mbështetja pritet të kontribuojnë në realizimin e kushteve më të mira për artefaktet, në ofrimin e shërbimeve të duhura për vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar dhe në përforcimin e mjedisit arsimor për ekspertët e ardhshëm në universitete dhe institucione të tjera në Shqipëri, deklaroi Kryepërfaqësues i Zyrës Ballkanike të JICA .

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm në rivitalizimin e Muzeut Historik Kombëtar që siç u sh preh ai është emblemë që bart historinë dhe kulturen e Shqipërisë.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV