Rama kërkesë NATO-s për anëtarësimin e Finlandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama priti në Tiranë në një takim zyrtar homologen e Finlandës, Sanna Marin, ku temë kryesore e diskutimit ishte anëtarësimi i Finlandës në NATO. Roli i Shqipërisë si një nga vendet anëtare dhe dënimi nga të dyja vendet i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

 

Kryeministri Edi Rama theksoi se kërcënimi rus është i real edhe për Ballkanin. Në një konferencë për mediat me Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, Rama shtoi se mirëpret anëtarësimin e vendit nordik dhe Suedisë në aleancën ushtarake. “Ne jemi në një fron kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të na mësuar, pasi për shkak të historisë e pozicionit të vet e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij. Duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë të nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar sa e rëndësishme është rezistenca dhe sa e rëndësishme është lidhja që disa nuk duan ta bëjnë mes asaj që ndodhi në Ukrainë dhe asaj që mund të vijë deri këtu. Në këtë kontekst Ballkani është një hallkë e dobët, delikate dhe për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin”, tha Rama. “Mbështesim me gjithë bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në çdo aspekt janë vlerë e shtuar e aleancës dhe që për më tepër në kushtet e sotme, dyert duhet të jenë të hapura në të katër kanatet për hyrjen e tyre. Madje ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën, kjo nuk është pak”, u shpreh Rama. Kryeministri Edi Rama s’ka kursyer batutat me homologen e tij finlandeze, Sanna Marin, gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp në Kryeministri. Kreu i qeverisë u shprehu dëshirën që Sanna Marin, pas vizitës së shkurtër në vendin tonë, të mendohet për tu rikthyer sërish në Shqipëri, por këtë herë “me vajzën e saj të vogël dhe bashkëvuajtësin e saj”.

Kryeministrja e Finlandës

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen e qartë që i ka dhënë kërkesës finlandeze për anëtarësim në NATO, si dhe shtoi se Finlanda mbështet hapjen sa më parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Ne dhe Suedia kemi paraqitur kërkesën për anëtarësim në NATO. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj të fortë ndaj kërkesës sonë! Zëri juaj dërgon një mesazh të rëndësishëm për Rusinë dhe regjimet autoritare. Ne po tregojmë se jemi të bashkuar dhe nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë më të fortë aleancën. Ne jemi ofrues sigurie për më shumë sesa Evropa Veriore. Duhet të jemi të bashkuar pasi kjo është e vetmja mënyrë që Rusia të ndalë sulmin e saj”, tha Marin. “Finlanda e mbështet zgjerimin e BE-së, përparësia jonë është që të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa asnjë vonesë. Ju përgëzoj për punën e suksesshme në Kombet e Bashkuara”, shtoi kryeministrja e Finlandës.

Lexo edhe :  Berisha nis përrallat: PS bleu vota me bimë kanabisi, vlera 1 mijë euro produkti

 

Xhafaj kritika Komisionit të Prokurimit Publik

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj u shpreh i pakënaqur me punën e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku i diskutua rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit, ish ministri i Drejtësisë u shpreh se ky institucion nuk ka arritur të ngrihet në standardin që kërkohej. “Unë personalisht do ta votoj edhe për shkak se ato që janë aty qëndrojnë, pavarësisht se nuk kam mendim pozitiv për komisionin e prokurimit publike, nuk e mohoj këtë gjë. Nuk kam pasur dhe nuk kam për mënyrën si i është qasur i gjithë zbatimit të ligjit në këtë fushë. Ishte një përpjekje pozitive ndryshimi i ligjit dhe zgjedhja përpjekja për ti zgjedhur jashtë influencës së ekzekutivit dhe si një produkt i votimit parlamentar, por besoj se komisioni i prokurimit publik nuk është ngritur në standardin për të cilën është destinuar të veprojë. Edhe nga përvoja që kam pasur dhe ngasa e kam ndjekur vlerësimi im nuk është pozitiv. Por ato që janë paraqitur meritojnë mbështetjen dhe unë do ta votoj për shkak të kësaj gjëje”, u shpreh Xhafaj.

Meta ktheu ligjin për Butrintin, Zhupa: Socialistët duhet të votojnë dekretin

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer lligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit. Në një konferencë për mediat, Zhupa ka theksuar të gjitha problematikat e ngritura dhe nga Kreu i Shtetit në lidhje me këtë ligj dhe dhënien me konçension të parkut. Sipas saj, ky ligj është një cenim i identitetit tonë kombëtar. Ajo gjithashtu shprehet se do të jetë një nga deputetet nismëtare të Komisionit të Posaçëm Parlamentar që ka kërkuar dhe Presidenti Meta. “Kam marrë nga përfaqësues të PS-së si Petro Koçi, që ata do bojkotonin çdo seancë dëgjimore me ekspertë dhe sutduies. Konçensioni i Butrintit bie ndesh me rezolutën e Parlamentit Europian. Qeveria duhet të përmbushë konsultimet. Butrinti lidhet me identitetin kombëtar, Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj. Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet të jetë mbyllja e çështjes së menaxhimit të Butrintit. Nëse kolegët socialist, duhet të votojnë dekretimin për rrëzimin e këtij ligji. Duhet të hapet një diskutim dhe një formë e re menaxhimi. Nuk duhet të përjashtojë privation, pra të përfshihet  në formën e një donatori. Sugjerohet që kjo iniciativë të diskutohet bashkë me dekretin e Presidentit. Do jem një nga deputetet nismëtare për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, për të diskutuar menaxhimin e Parkut të Butrintit”, tha Zhupa.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV