“Europa për ne është fe”, Rama: Mos e ktheni BE-në në një kongregacion priftërinjsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me liderët e “Ballkanit të Hapur”, është shprehur se nuk duhet që të bëhet më shumë presion ndaj Serbisë dhe se nuk duhet të humbasë besimi i shqiptarëve në BE, pavarësisht farsave.

Ai ka shtuar se pavarësisht “Open Balkan”, rajoni nuk ka nevojë për luftë, tensione dhe gjakderdhje.

“U përpoqa t’ju shpjegoj se flasim për një vend ku popullatiteti i Putinit është 80 përqind. As nuk e telefonova Vuçiçin se mund të më thoshte ndjesë por duhet të kaloj në anën tjetër dhe kjo do të ishte fundi i çdo marrëdhënieje.

3 herë janë harmonizuara me BE kundër Rusisë. Nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi sepse Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë kaq shpejt dhe çuarja do të japë efekt të kundërt. Pastaj ajo çfarë do të ketë kosto është agjenda europiane e Serbisë.

Pavarësisht Ballkanit të Hapur, nuk duam luftë, nuk kemi nevojë për konflikt, gjakderdhje dhe tensione, duam të ecim para drejtë BE. Ka shumë goditje me të cilat duhet të merren dhe nuk duhet të ndezim një goditje tjetër.

Thirrjen time të fundit është mos lini që besimi që shqiptarët kanë tek Europa pavarësisht farsave sepse për herë të parë kemi mundësi të jemi aty ku duam, për ne Europa nuk është Brukseli, është fe.

Shqiptarët do të vazhdojnë. Lutja ime për ta ishte ju lutemi mos e lini BE të bëhet kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërsa binin muret e Konstadinopojës.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV