“Është krijesa ime, porta mund të hapet”/ De Biazi rikthehet tek Shqipëria?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gianni de Biasi, ish trajneri i Shqipërisë, edhe pse i larguar prej kohësh, në asnjë moment nuk i harron kuqezinjve, për italianin “Shqipëria është një krijesë e tij”, me të cilën ka krijuar një lidhje të fortë.

Trajneri që shkroi historinë, duke siguruar për herë të parë dhe të vetme një biletë për në një turne madhor si “Euro2016” lë gjithçka të hapur për të ardhmen, pas 30 shtatorit është një trajneri i lirë dhe nëse do i ofrohej sërish stoli i Shqipërisë apo një rol tjetër në FSHF nuk do të hezitonte për asnjë moment. Në një intervistë për “Oversport”, De Biasi foli edhe për yllin kuqezi, Armando Broja:

“Broja është lojtar i mirë. Nuk ka treguar ende nivel të lartë ndërkombëtar. Ka sigurisht cilësi teknike dhe fizike të një niveli të kënaqshëm që duhet të kanalizohen në drejtimin e duhur për të dhënë kontribut me rëndësi në skuadër. Problemi më i madh është që nuk duhet trumbetuar si fenomen gjatë gjithë kohës pasi nuk sjell gjë të rëndësishme, nuk të lë të rritesh dhe nuk e ndihmon fare Brojën.

Kur jeton në një realitet si Shqipëria, kur erdha unë ishim të 80 në FIFA dhe pastaj shkuam te 22. Prandaj mbetesh i lidhur me krijesën tënde. Kur dëgjoj fjalën Shqipëri, buron diçka së brendshmi. Kam kontratë deri në 30 shtator, deri në përfundim të National League. Pas kësaj, porta e Shqipërisë mund të hapet. Nuk e di. Nëse jo, nëse do të nevojitet ndonjë këshillë për Armand Dukën, jam gati që t’ia jap. Nuk mund të vetëkandidohem për trajner te Shqipëria”, tha De Biazi.

Të fundit

Vrasja e efektivit në Fier, reagon ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano

Ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano përmes një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh ngushëllimi për efektivin...

Holanda gjobit Fortnite me 1.1 milionë euro për presion ndaj fëmijëve për ta blerë

Autoritetet holandeze gjobiten sot Epic Games, prodhuesin e video-lojës online Fortnite, me 1.1 milionë euro, duke pretenduar se fëmijët po shfrytëzohen dhe po ushtrohet...

Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku...

Përcaktohet ndarja e tribunave për ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”

Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit në...

‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën mundësi të shohin me nostalgji...

Lajme të tjera

Web TV