“Marrëveshja në horizont”/ Titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli mund të jetë në një periudhë pushimi, por zërat e merkatos të skuadrave më elitare në kontinent shtohen gjithnjë e më shumë.

Për më tepër, ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive që mbulojnë lajmet më të fundit.

Spanjollja “Sport” hapet me titullin: “Barça-Dembele, marrëveshja në horizont”. Francezi duket se është gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me skuadrën katalanase.

E përditshmja “AS” shkruan: “Rinovimi, prioritet”, duke iu referuar kështu bomberit francez të Real Madrid Karim Benzema, i cili hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me galaktikët. Madrilenët duan të blindojnë sulmuesin i cili zhvilloi sezonin e tij më të mirë të karrierës duke qenë favorit për të fituar Topin e Artë për këtë vit futbollistik.

“Christensen-Kessie, të konfirmuar”, shkruan gazeta katalanase “Mundo Deportivo”. Barcelona synon të mbyllë nënshkrimet e para të kësaj merkatoje verore, duke afruar kështu mbrojtësin e Chelsea-t Christensen dhe mesfushorin e Milanit, Kessie.

Prestigjozja “Marca” ka zhvendosur fokusin në botën e Formula 1 duke u hapur me titullin: “Carlos, i pari”. Carlos Sainz ka arritur një pole position fantastik në pistën e Silverstone në Britani, duke lënë kështu pas Verstappen dhe Leclerc. Piloti i Ferrarit synon të fitojë garën që do të mbahet ditën e sotme duke e nisur nga vendi i parë.

Në Itali, “La Gazzetta Sportiva” shkruan: “Lukaku shënon menjëherë”. Sulmuesi belg pas rikthimit te Interi, kërkon impaktin e menjëhershëm duke u bërë golashënuesi më i mirë i sezonit të ardhshëm.

“Edhe Napoli thërret Dybala-n” shkruan “Corriere dello Sport”. Dybala është zyrtarisht pa ekip dhe të gjithë skuadrat e Serie A synojnë firmën me argjentinasin. Disa prej skuadrave të interesuara janë Inter, Milan dhe Roma, por mesa duket listës i është shtuar edhe ekipi napoletan i udhëhequr nga Spalletti.

Lexo edhe :  Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

E përditshmja italiane “Tuttosport” hapet me titullin: “Vlahovic, më i mirë se Haaland”. Është kjo deklarata e presidentit të federates serbe të futbollit, Nenad Bjekovic.

Të fundit

Takim ‘i ftohtë’ Rama-Kurti në Mal të Zi, kryeministri nuk lëviz fare

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal...

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor

“Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian, me rreth 69%, për katër muajt...

Chelsea dhe “ringjallja”, Palmer: “Merita e Pochettinos, e duam të gjithë”

Chelsea e ka marrë veten në vitin 2024. Suksesi 1-2 në fushën e Brightonit ishte i katërti radhazi në Premier League. Skuadra e Mauricio...

Ledioni e përmendi para mbylljes së spektaklit/ Roza: Këto ditë avash avash po shoh…

Përpara mbylljes së spektaklit të Big Brother të martën që lamë pas moderatori Ledion Liço ka përmendur ish-banoren Roza Lati teksa po u komunikonte...

Një burrë që meriton respekt, kinezët të “dashuruar” me Putinin

Një lider karizmatik, për të cilin kinezët kanë një opinion mjaft pozitiv për Vladimir Putinin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë. Edhe...

Lajme të tjera

Web TV