Je zgjuar keq? Paske fjetur vetëm! Të rriturit flenë më mirë të shoqëruar sesa vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Shumica e njerëzve e dinë se gjumi ndikon në gjendjen e tyre mendore. Dhe ka një arsye kur themi për dikë që e shohim me humor të keq “është zgjuar në anën e gabuar të shtratit”.

Siç rezulton dhe nga kërkimet shkencore, ka mjaft të vërteta pas kësaj thënieje. Gjumi lidhet ngushtë me shëndetin mendor dhe emocional të individit dhe ka një lidhje me depresionin, ankthin, çrregullimin bipolar dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor. Vlerësohet se tek 300 milionë njerëz në mbarë botën që kanë depresion, rreth 75% e tyre shfaqin simptoma të pagjumësisë, pjesa tjetër e tyre vuan nga përgjumja e tepërt gjatë ditës dhe hipersomnia, duke fjetur shumë.

Me kalimin e kohës, mungesa e gjumit mund të çojë në probleme shëndetësore si diabeti, hipertensioni dhe shtimi në peshë.

Një sondazh i 2011 që përfshinte 7,428 të rritur të punësuar në Shtetet e Bashkuara gjeti një humbje vjetore prej 63 miliardë dollarësh në performancën e punës për shkak të pagjumësisë së punonjësve.

Ndërkaq, një studim i 2017 projektoi humbjet e përgjithshme financiare që lidhen me këtë problem duke sygjeruar 299 – 434 miliardë dollarë humbje në 2020 e duke parashikuar 330 miliardë deri në 467 miliardë dollarë humbje në 2030.

Si gjumi ashtu edhe shëndeti mendor janë çështje komplekse që preken nga një mori faktorësh, por, duke pasur parasysh lidhjen e tyre të ngushtë, ka arsye të forta për të besuar se përmirësimi i gjumit mund të ketë një ndikim të dobishëm në shëndetin mendor dhe mund të jetë një komponent i trajtimit të shumë çrregullimeve psikiatrike.

Si mund ta përmirësojmë gjumin tonë ? Duke evitur të flemë vetëm

Të rriturit që ndajnë një shtrat me partnerin ose bashkëshortin flenë më mirë se ata që flenë vetëm, sipas një studimi nga studiuesit në Universitetin e Arizonës të publikuar sëfundmi , 6 qershor 2022.
Rezultatet treguaan se ata që ndanin një shtrat me një partner shumicën e netëve raportuan më pak pagjumësi, më pak lodhje dhe më shumë kohë në gjumë sesa ata që thanë se nuk e ndajnë kurrë shtratin me një partner. Gjetjet treguan gjithashtu se gjumi me një partner shoqërohet me rezultate më të ulëta të depresionit, ankthit dhe stresit, si dhe mbështetje më të madhe sociale dhe kënaqësi me jetën dhe marrëdhëniet.

Lexo edhe :  Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

Ata që flejnë me një partner bien në gjumë më shpejt, qëndrojnë në gjumë më gjatë pasi bien në gjumë dhe kanë më pak rrezik për apnea të gjumit. Megjithatë, ata që flejnë me fëmijën e tyre shumicën e netëve kanë më shumë pagjumësi, rrezik më të madh të apneas së gjumit dhe më pak kontroll mbi gjumin e tyre.

Ndërkaq, fjetja vetëm u gjet se shoqërohej me rezultate më të larta të depresionit, mbështetje më të ulët sociale dhe kënaqësi më të keqe të jetës dhe marrëdhënieve.
Studimi i drejtuar nga Brandon Fuentes, studiues universitar në departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Arizonës, përfshiu një analizë të të dhënave të mbledhura në studimin e Aktivitetit të gjumit dhe shëndetit, dietës, mjedisit dhe socializimit (SHADES) të 1007 të rriturve në moshë pune nga Pensilvania juglindore.

Ndërsa kërkimet janë ende në vazhdim për të kuptuar më mirë lidhjet midis shëndetit mendor dhe gjumit, provat e deritanishme tregojnë për një marrëdhënie të dyanshme. Çrregullimet e shëndetit mendor e bëjnë më të vështirë gjumin e mirë. Në të njëjtën kohë, gjumi i dobët, duke përfshirë pagjumësinë, mund të jetë një faktor kontribues në fillimin dhe përkeqësimin e problemeve të shëndetit mendor, e tashmë na duhet të marrim në konsideratë dhe sesi flemë e me kë flemë.
Një gjumë i mirë mundëson një aktivitet më të mirë të trurit që mundëson të menduarit, të mësuarit dhe një kujtesë më të mire dhe efekte të thella në shëndetin emocional dhe mendor.

“Kush tha që netët janë vetëm për gjumë”?- Marilyn Monroe

 

Të fundit

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Julia Fox, aktorja dhe këngëtarja amerikane, e cila në moshën 18-vjeçare ishte dominuese në Hollivud, ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që...

Balla takim “kokë më kokë” me homologun italian, zbardhet tema e diskutimit

“Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit...

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet...

Lajme të tjera

Web TV