8 korrik 1935/ Lazër Mjeda, kleriku që raportoi krimet serbe në Vatikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lazër Mjeda, lindur në Shkodër më 1869, klerik katolik dhe mbrojtës i çështjes kombëtare. Ai ishte vëllai i poetit Ndre Mjeda. Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshtararët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha. Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtar; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare “Agimi” e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1909 u emërua Arqipeshkëve i Shkupit, ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Gushtin e 1920 për shkak të veprimtarisë patriotike, u burgos nga serbët bashkë me parinë e Pejës dhe të Prizrenit për shkak të veprimtarisë së çetës së Drenicës. Gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, Lazer Mjeda ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm. Raporti i Lazër Mjedës do t’i shërbente publicistit vjenez Leo Freundlich për librin “Golgota e Shqipërisë” (1913). Ai themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin “Rruga e Shelbimit”. Lazër Mjeda u nda nga jeta mbasditen e 8 korrikut 1935 në Shkodër.

 

 

Të fundit

Sali Berisha gjen menyren për të shkuar në Parlament, reagon ashpër Balla: Kjo është…

Besnikën e tij, kishin gjetur nje mënyre se si ta conin liderin e tyre  ne Parlament i cili është...

120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten, ja me sa vite burg dënohet Alban Bengasi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të...

UNICEF për luftën në Gaza: Mbi 600 mijë fëmijë janë në kushte ekstreme

Rafah është “varur në buzë të një gremine” dhe ata që kanë mbetur në qytetin jugor të Gazës, duke përfshirë 600,000 fëmijë, janë më...

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë kafe, ky besim mund...

PL kundër pr/ligjit që lejon surrogacinë/ Meta: S’do lejojmë të kthehemi në fermë uterusi

Presidenti i PL Ilir Meta e konsideroi një skandal projektligjin e ri për shendëtin seksual dhe riprodhimin, që parashikon t’i hapet rrugë surrogacisë, ose...

Lajme të tjera

Web TV