Pique nuk e harron dot Shakirën, ‘kapet mat’ në makinë duke dëgjuar këngën e saj (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shakira dhe Piqué kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë që prej ndarjes së tyre më 4 qershor, duke u shndërruar në një nga divorcet më të përfolura në shtyp dhe televizion.

Marrëdhënia mes futbollistit të Barcelonës dhe këngëtares kolumbiane është prishur, por një video e fundit e Piqué ka ndezur debatet në rrjetet sociale.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës po dëgjonte këngën “Inevitable”, kënduar nga ish-partnerja e tij, kur iu desh të ndalonte në semaforin me të kuqe, pikërisht aty ku tifozët katalanas presin që t’i regjistrojnë me celular lojtarët dhe t’i ngarkojnë videot në rrjetet e tyre sociale.

“Çfarë kënge e mrekullueshme” i tha Pique nga jashtë makinës përdoruesi i quajtur @carmonaa.23, teksa e filmonte me celular. Më pas e ngarkoi videon në llogarinë e tij TikTok, ku shpejt mori më shumë se 4.5 milionë shikime dhe më shumë se 250.000 pëlqime.

Pique mbërriti në stërvitje me një fytyrë serioze dhe të zhytur në mendime, por surpriza erdhi kur fansat dëgjuan muzikën që ai dëgjonte në makinë. Madje, ditët e fundit është bërë e ditur se Pique ka ndërprerë lidhjen me “kamerieren”, me të cilën dyshohet se e kishte tradhtuar Shakirën.

Ka pasur spekulime me lloj-lloj thashethemesh, por e vërteta është se Shakira po kalon një moment personal shumë delikat dhe po shfrytëzon rastin për t’u mbështetur tek familja e saj dhe miku më i madh, Alejandro Sanz.

Të fundit

Partizani mposht minimalisht Skënderbeun dhe siguron finalen e “Final Four”

Partizani është ekipi i parë që kalon për në sfidën që vendos kampionin e Superiores, pas fitores 1-0 ndaj...

Shkatërroi gjithçka pas ndeshjes me Atalantën, ja “arsyeja” pse u shkarkua Allegri

Max Allegri nuk është më trajner i Juventusit, tanimë është zyrtare. Vendimi i klubit erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshin dhe aspektin...

4 shenjat që tregojnë se një çift po shkon drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Nxehen ‘gjakrat’/ Rusia kërcënon Perëndimin: Po luani me zjarrin

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar Perëndimin se po luan me zjarrin duke lejuar Ukrainën të përdorë raketa dhe armë perëndimore për të synuar...

OBSH bën thirrje për reduktimin e kripës pas të dhënave të reja tronditëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Lajme të tjera

Web TV