Cigare me hashash fshehur në çorape, kolegët kapin mat policin në Komisariatin e Kukësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Komisariatin e Kukësit, aty ku kolegët kanë “zhveshur” efektivin me inicialet K.M. për t’i gjetur të fshehur në çorape  një paketë të mbushur me cigare hashashi.

“Në datë 19.07.2022, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brënda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr”, njofton policia.

Janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.

Vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Të fundit

“Na lironi”! Gjykata rrëzon Berishën dhe dhëndrin: Keni thyer arrestin!

Gjykata e posaçme ka rrëzuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin për masë më të butë sigurie. Ata kishin kërkuar...

Ilnisa tregon planin me Meritonin pasi të dalë nga BBV: Ai do bëjë tatuazh buzët e mia…

Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi pak lojën e pesë finalistëve të “Big...

“Mos më prek”, grushta e shqelma, si ndodhi sherri i dhunshëm në protestën e opozitës

Disa incidente kanë ndodhur në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Një tjetër grua në moshë është futur mes protestuesve dhe ka pasur konflikte...

“Marrin pagesa deri 100 mijë euro”, analisti zbulon dy gazetarët që u shërbejnë bandave

Analisti Arjan Curi deklaroi në emisionin ‘3D’ se dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’u shërbyer bandave. Ndërsa...

SKEMA E RE/ Mënyra e vetme për të përfituar pension për ata që nuk figurojnë në regjistra

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i bën thirrje ISSH për ngritjen e një grupi të posaçëm për identifikimin e personave të cilët hasin problemin...

Lajme të tjera

Web TV