Kryeson Durrësi! Hotelet 90% të zëna këtë verë, Himara e fundit në listë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është kthyer në destinacionin e preferuar të të huajve për pushimet verore.

Mes qyteteve bregdetare, Durrësi dhe Golemi kanë patur aktivitetin më të lartë turistik këtë sezon veror krahasuar me plazhet e tjera, sipas Monitor.

Çdo vit, Durrësi është i pari në listë, sa i përket turistëve kosovar, por edhe nga Ballkani. Sakaq, këtë verë Shëngjini ka patur rënie në 70-75%. Vlora 75-80% e Saranda mbi 70%.

Si për rastësi, në një kohë kur Himara përmendet për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, plazhi ka qenë më dobët, me një zënie të kapaciteteve prej 55-60%.

Turizmi shqiptar për këtë sezon po mbahet nga turistët e huaj teksa ata vendas e kanë bojkotuar unanimisht.

Çmimi ‘all inclusive’ që përfshin tre vakte dhe pije pa limit shkon në 65€ dita dhe është vështirë të gjesh dhoma të lira, shkruan Monitor.

30-50 lekë të reja është rritja që kanë pësuar pjatat në restorante. Ku sallata shkon 250 Lekë, rizotoja shkon në 500 Lekë, një picë 300-700 Lekë e mishi e peshku 800-900 Lekë.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar ka thënë për mediat se bregdeti Durrës- Kavajë ka një zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, ndërsa në vend të dytë renditet Velipoja.

Të fundit

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Chiara Ferragni-n e braktis edhe partneri i ri, kthehet tek ish-gruaja!

Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri i influenceres së famshme, shfaqet...

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës së Durrësit. E ftuar në studion...

Negociatat Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila...

Lajme të tjera

Web TV