Meta ashpërson tonet, i tregon Ramës “çunin e fortë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, aq sa e ka cilësuar edhe “bastard”. Ai ka përdorur një gjuhë të “fortësh” duke i kujtuar kreut të qeverisë se di të merret drejtëpërdrejtë deri sa mund ta  “thyejë në mes”.

Me emrin e ri të partisë, Ilir Meta ka ndryshuar edhe shprehjen e famshme që vazhdon ende të përdoret, jo vetëm nga politka “Me qetësi dhe dashuri”. Por këtë të mërkurë Ilir Meta ka ndryshuar shprehjen. “Me të qeshur dhe më të ngjeshur”, kjo është ironia që ka përdor Ilir Meta i Partisë së Lirisë ndaj kryeministrit Edi Rama. Pasi përdori një gjuhë dhune gjatë ushtrimit të detyrës si President, Meta edhe dje ka përdorur fjalë me përmbajtje të tillë. Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se me ligjet që ai vetë ka nxjerrë do ta ndëshkojnë. Në një takim me strukturat e kësaj partie në Tiranë, ish-kreu i shtetit tha se Rama nuk ndihmon dot asnjë person sipas ligjit, po e ka kënaqësi t’i mbajee peng. “Sepse ky ishte raporti i këtij me Tiranën dhe është, me të vërtetën, gjelbërimin, hapësirat urbane. Ky është raporti i tij me korrupsionin. Me vrap të madh, kur unë merrja vendime të mbroja zonat e trashëgimnisë së Tiranës, ky dilte e thoshte po mbrojmë Tiranën. Po kur i mori të gjitha në dorë ky, çfarë i bëri Teatrit? Në 4 të mëngjesit me të qeshur e, ashtu do ta ketë në mes të ditës, me të qeshur me të ngjeshur. Me drejtësi e ligj do të ja bëjmë ne atij”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

Po ashtu Meta akuzoi Ramën se ka betonizuar jo vetëm Tiranen, por te gjithë Shqipërinë, duke thene se e ka alergji gjelbërimin. “Ky është raporti i tij me Tiranën, zemrën, krenarinë e Shqipërisë. Shikoni ju, sa vuajnë ata për të marrë një leje për të rregulluar, derën, dritaren. Ndërsa për të ngritur male betoni, brenda ditës. Ai nuk ndihmon asnjë njeri, duke respektuar ligjin. Edhe kur i takon dikujt një e drejtë, e ka qejf ta mbajë peng. Këtë e ka trashëguar ai, nga paraardhësit e tij. Jo më të ndihmojë një njeri duke shkelur ligjin. Ai bën namin për të marrë një ryshfet për të ju dhënë qytetarëve një të drejtë të ligjshme dhe bën namin kur shkel ligjin. Kjo nuk është vetëm në kurriz të Tiranës, por të të gjithë Shqipërisë. Ka alergji të paparë nga gjelbërimi. Shikoni çfarë i ka bërë Tiranës, Durrësit dhe bregdetit të Shqipërisë. Është armik i gjelbërimit. E ka kthyer Tiranën në një kurth betoni që digjet e përvëlohet në vapë dhe populli plevitoset në dimër. E ka kthyer në një qytet që vret shëndetin e njerëzve. Nuk është ekzagjerim, por e vërtetë. Ku mund të shëtisin dhe lozin fëmijët, të moshuarit, në këtë mjedis armiqësor të betonit”, tha Meta.

Lexo edhe :  Ky është ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve

Korrupsioni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për “shpikjen” e vjedhjes në vendin tonë. Në një takim me strukturat e partisë në Tiranë, Meta tha se qeveria e Rilindjes bëri gjithçka për minimin e interesit kombëtar. Meta ka paralajmëruar se “ora e drejtësisë nuk është e largët, do ta shohim shumë shpejt”. “Ju të jeni të qetë, siç u shemb parku Rinia, kjoskat dhe ndërtimet e paligjshme, kështu do të shembet ky sekt antikombëtar, antishqiptar, antishoqëror që nuk njeh familje, komunitet dhe shoqëri, nuk njeh kushtetutë dhe ligj. Kjo gjë do ndodhi shumë shpejt. Secili ka një rol për të luajtur, nga një detyrë për të bërë. Ndonjë mund të ketë pasur ndonjë kritikë për mua si President. Nuk kam bërë asgjë, do të kisha bërë shumë herë më tepër për ato provokime dhe angazhimeve kriminale të këtij sekti, kundër Shqipërisë. E vetmja gjë që më ka përmbajtur ka qenë vetëm fakti që isha President i Shqipërisë. Një vend ku anëtarët e Gjykatës Kushtetuese betohen tek Lana, një vend që nuk ka një këshilltar në pushtetin lokal. Më gjeni një vend në Afrikën më të humbur që nuk ka një këshilltar opozitar. Nuk kishin çfarë t’i bënin Shqipërisë më shumë. Do ta shohim shumë shpejt, ora e drejtësisë nuk është e largët, është shumë e afërt” – tha Meta.

Meta i bën presion Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka dërguar edhe një “mesazh” Edi Ramës, duke i thënë: “Si çun i Pazarit të Ri dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga “Pazari i Ri”, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i fort… e këpus në mes edhe t’i duket Erioni Kolonjës, ti duket gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë”. Ai ka thënë se Ky vend ka zot. “Se thotë hap dhe parulla. Thotë: “Atë se do njeri po ai ka shumë lekë”. Nuk ka për të pasur lekë as për avokatët për ta mbrojtur. Kaq po ju them. Kur të shkojë te qelia 4, dhoma 5 do ketë mjekun te dhoma, dhe policin te dera. Do jemi shtet ligjor ne. Ashtu firmos ti fët e fët, por firma mbetet”, shtoi Meta.

Të fundit

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori...

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet...

Lajme të tjera

Web TV