“Më mësoi i dashuri si t’i vidhja paratë”, zbardhet dëshmia e vajzës që vodhi 9 mln lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blerina Shtepani, e reja e akuzuar për vjedhjen e 9 mln lekeve në një “Exchange” në kryeqytet, është paraqitur vetë në komisariat. Kjo për shkak se pronarët e “Exchange” i kishin lënë afat për kthimin e parave.

Ndërkohë në dosjen e siguruar nga ABC, rezulton se në deklarimet e saj pronarja e “Exchange” thotë se vjedhja është kryer brenda një harku kohor prej një jave.

Në dëshminë e saj vajza thotë se paratë i ka marrë për të dashurin Ylli Kuqi, me të cilin ka lidhje. Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Më tej vajza shton se ajo ka bërë edhe martese fiktive me një të afër të të dashurit për shkak të problemeve. Vajza pohon se e ka ndihmuar disa herë te dashurin, për shkak se ai i tregonte problemet që ai kishte.

Ndërkohë ajo është shprehur përpara policisë së ka marrë edhe kredi për të dashurin, kredi e cila vijon ta paguaj ende. Sipas saj kredia është marrë me qëllim që Ylli të blinte “Bitcoin”.

 

 

Por si ndodhi ngjarja?

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë, ku pronarët zbuluan se Blerina Shtepani ka marrë 9 milion lekë në “Exchange” ku ishte punësuar. Ndryshe nga sa shprehen familjarët, Blreina Shtepani shprehet se ka marrë 7 milion lekë të vjetra, shkruan Abcnews.al

“Këto lekë ia kam dhënë të dashurit tim Ylli Kuqit, të cilin ka dy vite që kam njohur. Ylli Kuqi më ka kërkuar shpesh herë që ti bëj favore të ndryshme.  Madje kam bërë edhe një martesë fiktive me kushëririn e tij Erald Shtepani që ai të merrte mbiemrin dhe të shmangte problemet ligjore. Unë nga dashuria për Yllin e pranova këtë.  Përgjatë këtyre dy viteve unë e kam ndihmuar shpesh herë Yllin financiarisht. Ai më tregonte për problemet ekonomike përgjatë këtyre dy viteve dhe gjatë kësaj kohe më vinte para përgjegjësisë që unë duhet ta ndihmoja përderisa isha me të.  Ushtronte presion psikologjik ndaj meje duke më thënë që do largohej nga në derisa arritëm në marrjen e lekëve ku unë punoja”.

“Kur ai mori vesh që unë punoja erdhi dhe filloi të më qante hallin, dhe nëse nuk e ndihmoja lidhja jonë do të përfundonte.  Nuk kisha ku ti gjeja paratë u ndjeva shumë e tensionuar. Nuk doja që unë të braktisesha nga Ylli. Isha totalisht e varur prej tij. Për këtë vendosa që të marrë lekët në vendin e punës dhe tja jepja atij, pasi ai më tha se unë kisha mundësi që t’i merrja paratë tek puna ime.  Për ti treguar dashurinë e madhe që kisha unë i mora lekët.  Po ashtu Ylli më ka mashtruar dhe kam marrë kredi, shumë të cilën kam akoma për të paguar. Këto lekë i mora që Ylli të investonte në Bitcoin”.

Blerina Shtepani deklaron se të gjithë lekët i ka marrë tek arka e firmës ku punonte. Herën e parë sipas saj ka ardhur Ylli Kuqi tek zyra dhe i ka dhënë 20 mijë lekë për t’i thyer, ndërsa mbrapsh i ka dhënë 1.5 milion lekë të vjetra. Herën e dytë dhe të tretën, vajza raporton se ka marrë nga një pako me lekë pa numëruar dhe ja ka dhënë Ylli Kuqit, shkruan Abcnews.al. Sipas saj nga arka ka marrë 7 milion lekë. Në fund të deklarimit të saj Blerina Shtepani u ka kërkuar falje pronarit të kompanisë ku punonte dhe familjes së tij.

Të fundit

Çfarë e bën tymin në Kapelën Sistine të zi apo të bardhë?Përbërësit që hidhen në dy sobat

Gjatë konklavës së vitin 2013, kur u zgjodh Papa Françesku, shumëkush u impresionua nga ngjyra e errët e tymit...

Një ditë pas tymit të zi, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën e ri!

Kardinalët e përfshirë në konklavën sekret në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine sot në mëngjes, për të votuar përsëri se kush duhet...

A po vjen në rend çështja e licencimit të institucioneve serbe në Kosovë?

Pasi autoritetet e Kosovës mbyllën gjatë një viti e gjysmë të fundit dhjetëra institucione që funksiononin sipas sistemit të Serbisë, njëri prej tyre rifilloi...

PD kërkon hetim ndërkombëtar për krimet zgjedhore

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka ngritur sërish shqetësimin për shpërndarjen e zarfeve të votimit në shtetin e Greqisë, por edhe...

Lajme të tjera

Web TV