Mikail Gorbatchev: “Perestroika”, tentativë e dështuar për të shpëtuar sistemin socialist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adrian Civici

Perestroika, në rusisht nënkupton « rindërtim » apo « ristrukturim », është emri që ju dha paketës së reformave ekonomike e sociale të ndërrmara nga Mikhail Gorbatchev në Bashkimin Sovjetik në periudhën 1985-1991.

Në fillim të viteve 1980-të, BRSS u përball me një situatë të re « kërcënuese » : vende si SHBA, Japonia apo Republika Federale Gjermane (RFGJ), kishin një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme se ajo sovjetike ; Kina, nën drejtimin e reformatorit Ten Siao Pin kishte hyrë në një periudhë rritjeje ekonomike spetakolare duke realizuar një « revolucion ekonomik » që mbështetej në shumë « elemente të kapitalizmit », por që po i krijonte një dinamikë të konsiderueshme ekonomisë kineze ; SHBA, vazhdonte të ecte shumë më shpejt se BRSS duke e thelluar ndjeshëm diferencën në fuqinë ekonomike e financiare ndërmjet dy vendeve kryesore rivale të botës ; ndërkohë, ekonomia sovjetike po shkonte keq e më keq duke u përballuar me një krizë të fortë strukturore dhe stanjacion ekonomik, me shtim të varfërisë, me përdorim me eficencë mjaft të ulët të burimeve prodhuese, me vonesa të mëdha në teknollogji e inovacione, me një planifikim të centralizuar tejet burokratik e mjaft të vështirë për tu menaxhuar, me një mosbesim e pesimizëm të përgjithshëm popullor për vlerat e ekonomisë dhe sistemit socialist.

Përballë një situate të tillë të cilësuar si «katastrofike », sipas Aganbegyan, njërit nga ekonomistët rusë më mëndjehapur dhe frymëzuesit e Perestroikës, « reformat e limituara dhe të pjesshme në sferën ekonomike e kishin treguar veten që ishin të pafrytshme…dhe vetëm një refomë radikale e globale që do ta shkundëte gjithë ekonominë..e realizueshme në një periudhë 10-12 vjecare… mund të kishte shanse ta nxirrte nga kriza sistemin sovjetik dhe të demostronte superioritetin e socializmit mbi kapitalizmin ».

Mbi këtë bazë, Mihail Gorbachev, i zgjedhur Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, që në atë kohë vlerësohej dhe si përfaqësues i gjeneratës së re të drejtuesve të lartë sovjetikë, lancoi « Perestroika-n » ose « reformat e thella strukturore që do të shpëtonin sistemin e ekonomisë socialiste nga kriza. Një ndikim të konsiderueshëm në këtë ristrukturim global të ekonomisë dhanë dhe tezat e përgatitura nga « Instituti i Studimeve për SHBA dhe Kanadanë », që ishte pjesë e Akademisë Ruse të Shkencave.

Në thelbin e saj, Perestroika kishte një tërësi reformash radikale që preknin sferën ekonomike, sociale dhe politike, duke tentuar ti ngjante « New Deal » të Presidentit amerikan Franklin Roosevelt në vitit 1933-38 që tentoi të eleminonte pasojat e « Depresionit të madh » në SHBA të viteve 1929-33.

 

Përmbajtja e reformave të Perestroikës :

  • Heqjen dorë nga planet e centralizuara pesëvjecare dhe vjetore ;
  • Eleminimi i Ministrive të degëve dhe krijimi i disa superministrive të tilla si Ministria e Ekonomisë, tregëtisë, transporteve dhe infrastrukturës, teknollogjisë, energjisë,etj.;
  • Autonomi maksimale për ndërrmarjet në fushën e prodhimit, furnizimit, zgjedhjes së klientëve, investimeve, pagave dhe shpërndarjes së fitimit ;
  • Pranim dhe autorizim i falimentimit të ndërrmarjeve dhe operatorëve të tjerë ekonomikë si dicka normale ;
  • Autorizimi dhe inkurajimi i krijimit të ndërrmarjeve private apo shoqatave të prodhuesve të pavarur ;
  • Liberalizimin dhe lehtësimin e procedurave për marrjen e kredive bankare ;
  • Liberalizim i një pjese të cmimeve ;
  • Ndërtimi i sistemit të pagave në funksion të produktivitetit të punës ;
  • Lidhja direkte e pagave dhe shpërblimeve me rezultatet e prodhimit ;
  • Politikë tërësisht transparente (Glasnost) në fushën e informacioneve me natyrë ekonomike, financiare dhe politike ;
  • Zvogëlimin e monopolit të Partisë Komuniste mbi jetën ekonomike ;
  • Rishikimin e politikës së jashtëme të BRSS.
Lexo edhe :  Kiko zbardh misterin për kuajt e Skënderbeut

 

Por, edhe kjo tentativë e fundit, megjithëse mjaft radikale në përmbajtjen dhe synimet e saj, dështoi dhe nuk arriti të realizonte pothujase asnjë nga objektivat e saj . Megjithë pretendimet për një reformë “radikale”, në fakt, Perestroika ishte një reformë e pjesshme dhe e segmentizuar shumë më pak radikale sa pretendohej. Strukturat dhe hierarkët e Partisë e minuan dhe minimizuan atë në shumicën e strukturave dhe etapave të saj. Sipas Heller, Perestroika e Gorbatchev-it ishte që në konceptim e destinuar të dështonte, pasi ai kërkonte vetëm që të përmirësonte eficencën e sistemit socialist sovjetik dhe jo ta ndryshonte thelbësisht apo ta eleminonte fare atë.

Kjo reformë nuk kishte asnjë shans për sukses për tre arsye bazë:

1) sepse sistemi socialist sovjetik nuk ishte i reformueshëm. Në fakt, këto lloj sistemesh të ngurta funksionojnë “normalisht” deri në momentin kur tentohet që të reformohen. Le të marrim një shembull. Përpara Perestroikës ky sistem i ngjate një dinosauri që Gorbatchevi donte ta shndërronte në një Centaur. Por, nqs dinosauri, megjithëse është zhdukur si specie, dikur ka egzistuar në tokë, pra ka qenë dicka reale, ndërkohë, Centauri nuk ka egzistuar kurrë. Ai ka qenë thjesht një mit ashtu si edhe “sistemi socialist sovjetik eficent dhe i reformueshëm”;

2) Gorbatchevi nuk arriti të ishte i qëndrueshëm dhe konseguent në vizionin dhe objektivat e tij, pasi cdo tre muaj ndryshonte drejtim e interpretim të reformave;

3) Strategjia e Perestroikës dhe rikompozimit të pushtetit solli lëvizje të paparashikuara që cuan në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Perestroika nuk synonte tërësisht, por dhe nuk arriti dot të krijonte institucionet dhe ligjet e duhura për një aplikim korrekt të saj, ndërkohë që në Kinë u vendosën qartazi “ligje kapitaliste”. Në Bashkimin Sovjetik nuk u arrit që të shmangej konflikti ndërmjet autonomisë së zgjeruar të ndërrmarjeve me aparatin drejtues e planifikues të Partisë. Shumë drejtues të Partisë, të ekonomisë apo strukturave administrative të vendit e panë këtë reformë si mundësi përfitimesh personale për të privatizuar e përvetësuar pasuritë kryesore të vendit.

Shëmbja e murit të Berlinit në vitin 1089 dhe shpërbërja e vetë Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, me një kontribut e qëndrim të qartë e të vendosur nga vetë Mikail Gorbatchev, shënuan dhe fundin e sistemit socialist dhe vetë BRSS.

Të fundit

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Konferenca e 51-të Rajonale e Interpolit në Tiranë, arrihet marrëveshja e shumëpritur

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi të hënën marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi Privilegjet dhe...

“Kishte elementë provokues”/ Politologu zbardh detaje nga fjalimi i Ramës në Athinë

Politologu Ilir Kalemaj tha në një studio televizive, se në fjalimin që Rama mbajti para shqiptarëve në Greqi pati nuanca provokuese dhe elementë që...

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe në Greqi!

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe. Ambasada informon sot çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV