Truss merr sot stafetën për drejtimin e Mbretërisë së Bashkuar, Johnson do të mbajë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liz Truss do të marrë sot zyrtarisht postin e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa Boris Johnson pritet të mbajë një fjalim lamtumire përpara qytetarëve britanikë sot.

Sipas protokollit, Truss dhe Johnson do të të shkojnë më pas në Balmoral në Aberdeenshire, ku Johnson do t’i japë dorëheqjen mbretëreshës Elizabet, ndërsa Truss do të emërohet kryeministre e vendit në një ceremoni zyrtare nga mbretëresha e Britanisë, shkruan BBC.

Pas ceremonisë në pallatin mbretëror Truss do të emërojë kabinetin e saj qeveritar.

Trus fitoi bindshëm me 81,326 vota. Ndërsa kundërshtari i saj mori në total 60,399 vota. Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.

Para fitore Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë. Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.

Të fundit

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

Lajme të tjera

Web TV