Nju Jorku i kthen Italisë artin e vjedhur me vlerë 19 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i rrethit të Nju Jorkut i ka kthyer Italisë artin e vjedhur me vlerë 19 milionë dollarë.

58 pjesët përfshijnë një kokë mermeri të perëndeshës Athena që i përket datës 200 para Krishtit, me vlerë rreth 3 milion dollarë.

Artefaktet e vjedhura iu shitën muzeve dhe tregtarëve privatë nga grabitës të dënuar.

Kjo është përpjekja e fundit e qytetit për të kthyer mallrat e grabitura në vendin e tyre të origjinës, deri më tani vetëm për këtë vit janë kthyer 66 milion dollarë.

Kreu i njësisë së trafikut të antikiteteve të DA premtoi se do të kishte shumë më tepër sekuestrime dhe riatdhesime.

Edhe pse pjesët kanë një vlerë të madhe monetare, një zyrtar italian i përshkroi ato si të paçmuara.

Gjenerali Roberto Riccardi deklaroi se ndihej veçanërisht i lumtur duke ditur se këto objekte do të kthehen në komunitete që do të dinë historinë dhe identitetin.

Sipas zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare hetuesit kishin punuar për vite me radhë për të gjetur gjurmët e kontrabandistëve të artit dhe për të gjetur sendet që po riatdhesoheshin.

Giacomo Medici dhe Giovanni Franco Becchina janë ndër grabitësit e dënuar që përdorën një rrjet në të gjithë Italinë për të vjedhur copa nga vende të pambrojtura.

Këto objekte u importuan përfundimisht në SHBA, ku iu shitën miliarderit amerikan Michael Steinhardt, i cili tani është i ndaluar të blejë antika, pasi provat zbuluan se sendet që ai zotëronte ishin grabitur dhe kontrabanduar ilegalisht.

Në vitin 2021, Steinhardt dorëzoi thesare me vlerë 70 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje që do të thotë se ai nuk do të përballet me akuza penale.

Të fundit

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

“A bën Ramushi punë shtëpie?” Ja si përgjigjet Anita Haradinaj

Ramush Haradinaj është një figurë e dashur për shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Daljet e tij mediatike janë më së shumti në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV