Peleshi-opozitës: Mos i nxini faqen Shqipërisë duke folur për sulmet kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i është përgjigjur deputetit demokrat Edmond Spaho në Parlament.

Ky i fundit për sulmin kibernetik tha se shtetit tonë “i kanë hequr më shumë se pantallonat.”

Spaho: Sulmet kibernetike, që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Kanë dalë të gjitha të dhënat, të qeverisë, policisë, pronat, shyqyr që nuk pranuan të futesh në E-Albania bankat, se imagjinoni se çfarë do kishte ndodhur, pensionistë, mësues, greva është rruga e duhur për të dhënë dorëheqje qeveria.

Sakaq Peleshi i kërkoi opozitës që mos nxijë faqen e Shqipërisë duke folur për sulmin kibernetik që erdhi nga Irani. Peleshi bëri  me dije se kryeministri Rama ka bërë një status të veçantë për personat që punojnë në fushën e sigurisë kiberentike në mënyrë që të krijohet një qendër ekselence dhe të krijohet një mbrojtje e fortë.

Peleshi: Mos i  nxini faqen vendit tonë. Për qeverinë flisni çfarë të doni, por jo për Shqipërinë. Në fushën digjitale Shqipëria është e para që ka digjitalizuar 95% të shërbimeve. Duhen fonde, duhet suport nga parlamenti për të miratuar një kërcim në buxhetin që duhet të alokojmë në përforcimin e sistemeve tonë. Populli thotë që e keqja nuk vjen vetëm për keq, por edhe për mirë. Ky sulm na ka bërë më të ndërgjegjshëm që duhet të alokojmë më shumë burime njerëzore dhe financiare. Kryeministri ka përgatitur një status të veçantë për të gjithë ata që punojnë në fushën e sigurisë kibernetike për t’i dhënë paga më të larta në mënyrë që ne të marrim më të mirën e më të mirëve. Nuk do kursejmë asnjë qindarkë për të krijuar një qendër ekselence. U tha këtu që sulmi ka ndodhur për shkak se u la dera hapur kur u morën të dhënat nga patronazhistët. Si mund të thuhet në sy të opinionit publik nga burra me kostum broçkulla. Janë broçkulla që bëjnë lojën e fuqive që ishin mbrapa këtij sulmi. Nëse doni të bëni diçka ngrihuni në nivelin e qytetarisë. Duhet të jemi shqiptarë së pari. Keni boll çështje të tjera për t’u grindur, por jo në këto çështje. Sistemet e mbrojtjes nuk janë prekur sepse janë të mbyllura.

 

Të fundit

Shpërndau lajme të rreme, arrestohet gazetari i Forbes në Rusi

Një gazetar i Forbes është arrestuar në Rusi për “përhapjen e lajmeve të rreme për Forcat e Armatosura”. Bëhet...

Rithemelimi dhe PL protestuan për 2 orë, ekspertët ‘zbarkojnë’ para Bashkisë së Tiranës

Teksa sot opozita protestoi sot para Bashkisë së Tiranës për gati 2 orë, ku u hodhën molotov dhe flakadanë, ekspertët e policisë mblodhën provat...

“Erdhi i dashuri im i ri”/ Nuk përmbahet Erjola shpreh ‘dëshirën’: Do ta puth në buzë!

Një banor i ri është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Albania3. Banori i ri është një majmun emri i të cilit është...

Në Bibliotekën Kombëtare të Francës gjenden katër libra me arsenik në kopertina

Katër libra janë hequr nga Biblioteka Kombëtare e Francës për shkak të shqetësimeve se kopertina e tyre ishte e mbuluar me arsenik helmues. Vëllimet e...

Gjermania plan për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat amerikane që do të shkojnë për të luftuar në frontin...

Lajme të tjera

Web TV