PS refuzon projektin e Alibeajt me 92 bashki/ “Jo” edhe zgjatjes së mandatit të Krajës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj, ka deklaruar se mazhoranca është kundër projektit të opozitës për ndarjen e re territoriale me 92 bashki, duke shtuar se harta e re territoriale bazohet mbi llogari elektorale të Partisë Demokratike dhe jo në interesin e qytetarëve.

“Ne jemi për një ndarje territoriale që ka 61 bashki. Nëse ne do të pranonim ndryshime për ndarjen administrative territoriale, do ta benim që t’i shërbente rritjes së shërbimit të qytetarëve, por kur reforma territoriale kërkohet për llogari elektorale, qëllimi i të qenit në funksion të publikut, ka rënë. Kështu që ne nuk mund t’i nënshtrohemi kësaj gjëje. Kërkohet të bëhen bashki territore krejt të vogla, duke mos u orientuar nga analiza për përmirësimin e shërbimeve të popullsisë. Është një analizë e pastër elektorale. Këtu ne nuk biem dakord. Nuk jemi në atë komision për të siguruar llogaritë elektorale të dikujt”, tha ajo.

Në emisionin “Pa censurë”, Felaj ka shtuar se SPAK duhet t’u përgjigjej kritikave publike, të mbajë qëndrim ndaj tyre edhe kur ato vijnë nga partitë politike. Në fjalën e saj, Felaj lë të kuptohet se SPAK është treguar oportunist në vend që të bëjë drejtësi dhe pjesë kjo që prek edhe drejtuesin Arben Kraja.

“Prokuroria, gjykatat janë institucione që janë në qendër të kritikës publike. Do të kisha dashur që edhe SPAK t’u përgjigjej kritikave publike, të mbajë qendrim ndaj tyre edhe kur ato vijnë nga partitë politike. Ne kemi konsideratat tona, por ky nuk është sulm ndaj institucioneve. Çështja e dhënies së drejtësisë nuk është çështje e dhënies prioritet, i jap prioritet kësaj gjëje dhe nuk i jap kësaj gjëje. Është çështje e të dhënit prioritet e gjithçkaje që është detyrë e jotja t’i shkosh deri në fund, të zbardhësh dhe të vësh para drejtësisë çdo shkelje. Kërkesa për të vënë para drejtësisë Berishën dhe Metën apo të tjerë ish funksionarë politikë që mund të jenë deputetë apo kryetarë partish vjen nga fanti se këta njerëz, mëse një herë, e kanë shkelur ligjin dhe nuk mundet që këta t’i mbivendosen ligjit.

Lexo edhe :  Meta nga qelia, letër të hapur të arratisurit Arben Ahmetaj: Dëgjohemi së shpejti!

 

 

Ne kërkojmë prokurorë dhe gjyqtarë të cilët, pikërisht se ligji i ka vendosur në pozicion për të vepruar me integritet dhe profesionalizëm, të mund ta bëjnë këtë gjë dhe ta reflektojnë në punën e tyre. Nuk kërkojmë gjyqtarë dhe prokurorë oportunistë. Dikush ka zgjedhur të bëjë oportunistin. Ne nuk kemi heshtur. Kemi kërkuar qe të veprohet”, ka deklaruar nënkryetarja e Parlamentit.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV