“Buka nuk ka shije si dikur”/ Mjekja që punon në bujqësi: I korr vetë arat e misrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujqësia në Shqipëri është ndër sektorët më vital dhe që mund t’i japi shumë përfitime Shqipërisë, por që nuk shfrytëzohet dhe nuk punohet në këtë drejtim nga shteti shqiptar, për të stimuluar fermerët dhe pjesën tjetër të popullsisë që të investojnë në këtë sektor.

Së fundmi një mjeke shqiptare ka bërë xhiron e rrjetit, kjo për shkak se pavarësisht profesionit të saj, ajo nuk nguron që të merret edhe me bujqësi. Bëhet fjalë për zonjën Mimoza Boça, e cila prej disa vitesh ka blerë një tokë në Petrelë ku kultivon drithëra dhe perime.

Ajo tregon se gjithmonë e ka pasur ëndërr që të ketë një kopësht, dhe tashmë e ka bërë realitet, kjo për shkak se produktet që blihen sot në dyqane nuk kanë atë shijen e natyrës, siç i kishin perimet dhe frutat dikur.

Dola në pension, edhe ëndrra ime ka qenë gjithmonë një shtëpi e vogël me kopsht. E kam pasur ëndërr gjithë jetën. Kam bërë një hartim kur kam qenë në gjimnaz dhe zysha e nxorri në tabelë të nderit se ju duk kryevepër. Një shtëpi të vogël në buzë të detit, aty kam prona shumë në buzë të detit, por nuk i marrim dot. Kështu që u detyrova dhe bleva. Edhe është një fakt që produktet sot nuk janë normale. Unë nuk ha dot bukën se nuk më shijen që ka pasur. Unë si nostalgjike, dua ato që kam jetuar një herë në një kohë. Edhe thash të fillojë të mbjellë vetë, domate, kastraveca, speca, ça janë. Problem është buka, po ta lësh dy ditë në dollap, myket. Grup kishim atëherë, grurë kemi tani. Misër kishim atëherë, mish kemi tani. Myku që del, është myk jeshil, i errët. Edhe thash ta filloj një herë, mbodha një herë misër, grurë. Deri tani nuk kemi pasur shumë probleme, jo makina shtynim. Ndërsa, tani nuk kemi fuqi punëtore dhe u detyruam bashkë me mbesën e bëmë vetë”, u shpreh Mimoza në ABC.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV