Si ndikoi vaksina anti-Covid te gratë? Ja çfarë tregon studimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i fundit, ka treguar se vaksina anti-Covid, ka ndikuar në çrregullimin e ciklit menstrual tek gratë.

Në studim janë marrë afro 20 mijë gra të moshës mesatare 30 vjeç në Europë , SHBA dhe Kanada ku u pa që disa prej tyre  patën cikle menstruale më të gjata.

Ne grupin e parë morën pjesë 14,936 gra të vaksinuara me një ose me shumë doza dhe grupin ne tjetër 4,686 gra të pavaksinuara.

Në grupin e grave të vaksinuara, autoret regjistruan të dhënat për të paktën tre cikle menstruale para vaksinimit.

Për gratë e pavaksinuara, studiuesit ekzaminuan tendencën e menstruacioneve për të paktën 4 cikle.

Gati dy të tretat e pjesëmarrëseve të vaksinuara kishin marre vaksinen Pfizer/BioNTech, kurse pjesa tjetër mori vaksinat Johnson & Johnson, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca.

Rezultatet treguan se grupi i grave te vaksinuara pati një rritje mesatare ne kohëzgjatjen e ciklit menstrual si pas dozës së parë ashtu edhe pas të dytës .

Te gratë e vaksinuara, 6.22% e tyre kishin një rritje të distancës midis cikleve menstruale me më shumë se 8 ditë.

Studiuesit identifikuan gjithashtu një nëngrup prej 743 grash me cikël menstrual normal të cilat morën të dyja dozat e vaksinës brenda 28 ditëve.

Në këtë nëngrup, rritja mesatare e kohëzgjatjes së ciklit menstrual gjatë periudhës para vaksinimit ishte 3.7 ditë me 13.5% të grave që e vunë re atë rritje për 8 ose më shumë ditë.

Nuk u vunë re ndryshime bazuar në llojin e vaksinës së administruar.

Studiuesit theksojnë se rezultatet e këtij studimi janë qetësuese dhe mund të  përdoren për të informuar më mire gratë se çfarë mund të presin pas vaksinimit kundër Covid-19.

Lexo edhe :  Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Edhe pse janë gjetur ndryshime në ciklin menstrual pas vaksinimit, në shumicën e rasteve ato janë të vogla dhe afatshkurtra.

Studiuesit duan të analizojnë çdo ndryshim tjetër në ndryshimet e ciklit, të tilla si hemorragjia ose dhimbjet, dhe të analizojnë mekanizmat molekularë me të cilët vaksina Covid ndërvepron me ciklin menstrual.

 

Të fundit

Izraeli dha ‘dritën jeshile’, banorët e Gazës presin mbërritjen e ndihmave

Ministria e Jashtme e Izraelit ka lajmëruar se kamionët me ushqim për fëmijë, miell dhe furnizime mjekësore do të...

Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës në kulmin e kryqëzimit Lazzate...

Ironia e Ylli Manjanit: Alma doli në protestë, Safeti doli nga burgu

Safet Gjici është liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit, do ta kryejë në shtëpi. Kjo, për shkak të gjëndjes së tij të...

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja anulon gjithçka për dy ditë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku...

Lajme të tjera

Web TV