EURO 2024/ Mancini flet për shortin: “Isha i sigurt se do të kishim në grup Anglinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia dhe Anglia do të ndeshen përsëri, pas finales së evropianit dhe në grupet e Ligës së Kombeve, dy përfaqësueset do të përballen edhe në kualifikimet për Euro 2024.

Shorti deshi që dy përfaqësueset e mëdha të jenë në Grupin C së bashku edhe me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se e ka ndjerë se do të përballen me Italinë në grup.

“Isha i sigurt se do të kishim në grup njërën mes Anglisë dhe Francës, por më mirë kështu. Është një grup me kundërshtarë të përballueshëm, por ndeshjet nuk do të jenë të thjeshta për t’u fituar. Dueli më i bukur do të jetë ai ndaj Anglisë. Njihemi mirë me Southgate”, tha Mancini.

Tutje tekniku italian folu edhe për kundërshtarët tjerë si Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.

“Maqedonia e Veriut? Është një nga ato ndeshje që ndodhin herë pas here. Siç e kemi parë në Palermo duhet të luhen të gjitha ndeshjet, edhe ato më të thjeshtat”.

“Ndaj Ukrainës do të jetë një ndeshje e veçantë, do të kemi pak emocione. Mos të harrojmë që Ukraina ka një ekip kombëtar të mirë”, deklaroi Roberto Mancini.Euro 2024

Të fundit

Mori parfumin në aeroport dhe iku pa paguar, kush është deputeti “skifter”

Një hetim prokurorial Prokuroria italiane ka nisur hetimet për deputetin italian dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Piero Fassino, i cili...

‘Çmenden’ ndjekësit, ja kush është banorja e BBV që kryeson këtë javë në ‘Instagram’

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Qatip Osmani reagon pas shkarkimit: “Vendim i papritur, largohem me kokën lart@

Trajneri Qatip Osmani, i cili u largua nga drejtimi i Vllaznisë mbrëmjen e së enjtes, ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat,...

Shpërndau lajme të rreme, arrestohet gazetari i Forbes në Rusi

Një gazetar i Forbes është arrestuar në Rusi për “përhapjen e lajmeve të rreme për Forcat e Armatosura”. Bëhet fjalë Sergei Mingazov, sipas asaj...

Rithemelimi dhe PL protestuan për 2 orë, ekspertët ‘zbarkojnë’ para Bashkisë së Tiranës

Teksa sot opozita protestoi sot para Bashkisë së Tiranës për gati 2 orë, ku u hodhën molotov dhe flakadanë, ekspertët e policisë mblodhën provat...

Lajme të tjera

Web TV