Protestë e rrallë në Kinë kundër liderit Xi Jinping: Duam të hamë dhe të jemi të lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një protestë e rrallë kundër liderit kinez Xi Jinping është zhvilluar në Kinë përpara një kongresi historik të Partisë Komuniste. Tubimi në distriktin veriperëndimor Haidian të Pekinit të enjten u mbyll me shpejtësi nga policia dhe personeli i sigurisë por skena gjithsesi u bë virale në internet.

Në një pankartë shkruhej: “Përmbysni diktatorin dhe hajdutin e vendit Xi Jinping”. Një tjetër bëri thirrje për t’i dhënë fund politikave strikte COVID-19 .”Ne nuk duam teste për COVID, ne duam të hamë; ne nuk duam bllokime, ne duam të jemi të lirë,” thuhej në të.

Fotot dhe pamjet e protestës në Twtter – e cila është e bllokuar në Kinë – treguan tymin e zi që ngrihej nga ura dhe një burrë mund të dëgjohej duke brohoritur parulla.

Incidenti vjen në një kohë shumë të ndjeshme në kryeqytetin kinez, me autoritetet në gatishmëri të lartë në prag të kongresit të 20-të të Partisë Komuniste në pushtet të dielën, ku presidenti Xi pritet të sigurojë një mandat të tretë drejtues. Politika zero e Kinës për COVID , e cila ka çuar në bllokime të shpeshta dhe ka shkaktuar dëme të rënda ekonomike, ka nxitur zhgënjim të gjerë në qytetet kineze. Kërkimet në internetin shumë të censuruar të Kinës nuk dhanë rezultate – por disa referenca indirekte për protestën mund të gjenden, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Kishte një person të guximshëm në Pekin sot,” shkroi një përdorues, duke shtuar disa emoji mbështetjeje me gishtin e madh lart dhe trëndafila.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV