Dembelat të mbajnë shënim! 100 vjeç dhe punon ende, mjeku bëhet viral në TikTok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kësaj, askush nga ne nuk ka më të drejtë të ankohet për punën…

Një burrë 100-vjeçar nga Ohio ka fituar Rekordin Botëror Guinness si mjeku më i vjetër në botë që punon. Në fakt, doktori është bërë një yll në TikTok.

Dr. Howard Tucker fitoi titullin në shkurt 2021, kur ai ishte 98 vjeç e 231 ditë, sipas Rekordeve Botërore Guinness. Shkencëtari i lindur në Cleveland është subjekt i dokumentarit “What’s Next”, nga regjisori Taylor Taglianetti.

Tucker, një neurolog që ka praktikuar mjekësinë që nga viti 1947, vazhdon të vizitojë pacientë dy herë në javë.

“Njerëzit më thonë, ti je shumë mirë për një 100-vjeçar dhe unë them me vete, sa njerëz 100-vjeçarë ke parë? Nuk mendoj. Unë nuk kam takuar ndonjëherë një person tjetër 100-vjeçar. Unë kam takuar vetëm veten time”, tha ai.

@whatsnextmovie Dr. Howard Tucker is grateful for all the 100th birthday wishes he’s been receiving! #inspiring #100yearsold #fyp #neurology #work #inspiration ♬ original sound – whatsnextmovie

Përveç arritjeve të tij mjekësore, ai ka një diplomë juridiku, është veteran i Marinës së Luftës së Dytë Botërore dhe shërbeu si shef i neurologjisë i Flotës së Atlantikut gjatë Luftës së Koresë.

 

Të fundit

Karamuço: Shkodra, Tirana dhe Lezha, epiqendrat e krimit zgjedhor

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve...

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me familjarët e tyre, bazuar në...

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa....

Çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë!

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë që Shqipëria nuk po mundet...

Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në...

Lajme të tjera

Web TV