Vdekja e 32-vjeçarit/ Flet Drejtori i Policisë: Janë pezulluar policët që e ndaluan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti  gjatë mbrëmjes së kaluar teksa ishte shoqëruar nga policia ishte pjesë e debatit sonte, kudo në çdo studio televizive.

Sakaq, nga ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për herë të parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ai ka deklaruar se punonjësit e policisë së patrullës që bënë ndalimin e Laer Kurtit, janë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Rrumbullaku nuk preferoi të bëjë komente dhe të japë informacione të tjera në lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se policia duke qenë palë e kësaj ngjarje, nuk mund të japë asnjë deklaratë.

‘Policia duke qenë palë, në lidhje me problemin, nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate. Ju lutem shumë, përgjigjia ime është e thjeshtë dhe e qartë.

Është një rast fatkeq.

Ju lutem shumë, nuk kemi një polici të inkriminuar.

Nëse bëhet fjalë për rastin, do të ketë një ekspertizë mjekoligjore.

Unë jam drejtor i përgjithshëm dhe nuk mund të jem pjesë e hetimit.

Po janë të pezulluar punonjësit e policisë’, tha kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në SYRI TV.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV