Zgjedhjet lokale/ Presidenti tregohet “i paanshëm” për datën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar datën e zgjedhjeve lokale më 14 maj të vitit të ardhshëm.

Ai ka lënë mesazhe për partitë politike dhe për zgjedhësit. Begaj shkruan se është “Koha për të treguar pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare”.

Asnjë prej datave që hodhën në tryezën e diskutimeve në Presidencë nga përfaqësuesit politik nuk u morën në konsideratë.

Në këtë mënyrë presidenti është treguar I “apanshëm” duke përcaktuar datën 14 maj, ndonëse kjo nuk ka ndonjë rëndësi për politikën, një javë më herët apo më vonë. Gjithsesi, 18 prilli, 25 prilli dhe 9 maj ishin datat e propozuara në Presidencë pak ditë më parë, por që presidenti vednosi vet që më 14 maj qytetarët shqiptarë të dalin dhe të japin votën për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.

Presidenti Begaj shpalli dekretin për hyrjen në fuqi të menjëhershme të datës së zgjedhjeve lokale. Ai u kërkoi palëve “që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë”, duke e vlerësuar periudhën deri në zgjedhje “si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

Eshtë koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare”. Kreu i Shtetit u kërkoi votuesve të mirë-informohen mbi alternativat politike dhe ushtrimin e së drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë.

Ai nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it. Me këtë rast, Presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike.

Lexo edhe :  Basha i vetëm, por “trim”, nuk llogarit Berishën dhe Metën

Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Kreu i Shtetit i fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë.

Partitë politike e kanë nisur pak më herët fushatën elektorale.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u zhvilluan më 25 qershor 2017 ku Partia Socialiste, ndryshe nga zgjedhjet paraardhëse, garoi pa një koalicion të madh me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe mori 48.34% të votive, PD (28.85%) dhe LSI (14.28) morën 43.13% ndërsa PDIU (4.81%).

 

 

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV