test

“Ka shumë p**dhë, dhe bën si budallaçkë”/Si e paragjykonin kur ishte konviktore Xheisarën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xheisara, këngëtarja shqiptare e muzikës pop e ka ndarë jetën e saj mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Teksa po punon për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria, shprehet se i mungon jeta e natës por nuk do ta ndërronte Londrën pasi i jep qetësi shpirtërore.

“Qëndrova tre javë, shkova për të mos u kthyer por punët më deshën të vija këtu. Jam midis Tiranës dhe Londrës për shkak të disa gjërave të mia personale.  Një javë kam punuar atje, dy javë kam dalë dhe e kam shijuar, u ftoha. E shoh Londrën si mundësi por më duhet ti vë gjërat në vijë dhe po punoj për një ikje njëherë e mirë. Në Shqipëri më rikthen puna dhe pasioni për muzikën, do ta bëj dhe atje. Por edhe dashuria për Tiranën. Me pak fjalë nuk e  di ku jam. Londrën nuk do ta ndërroja për qetësinë shpirtërore që kam, kurse Tiranën për jetën, jeta e natës”, tha Xheisara në emisionin “Jeto me Orën”.

Ndër të tjera kujton kohën kur erdhi në Tiranë dhe jetoi për 3 muaj në konvikt.

“Çfarë nuk kam bërë, nuk di çfarë të tregoj. Kur kam ardhur në fillim si studente kam qëndruar për tre muaj në konvikt të vajzave. Të gjithë atëherë të paragjykonin se isha konviktore. Njëherë me shoqen e ngushtë Albinën  zbresim te pallati i parë për të mos treguar se jetonim në konvikt. Të mendosh që ishte ora 4 e mëngjesit dhe do iknim me ato takat te dhoma. Thonë është mendjemadhe, ka shumë p**dhë, si dhe bën di budallaçkë.  Ngaqë jam shpirt i lirë më marrin për budallaçkë, por nuk jam”, tha Xheisara.

Xheisara u shpreh se ka pasur probleme me fytyrën, por nuk ka bërë asnjë ndërhyrje përvec buzëve.

Lexo edhe :  Çfarë shtrohet në tavolinë për Kurban Bajram? Ide për një tryezë të bollshme

“Unë jam superyll. Unë kam pasur shpesh probleme me fytyrën dhe aknet. Së fundi i kam kuruar dhe po kthehem në normalitet. Pjesa tjetër është në rregull. Përveç buzëve, jam si më ka bërë mami”, tha Xheisara.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 17 qershor 2024

Dashi Ti e di se sa e rëndësishme është balanca, apo jo? Mërkuri dhe Neptuni duan që të sfidosh veten dhe t’i lësh në të...

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë të plota. Nënkampionët e Evropës...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

Lajme të tjera

Web TV